• |
ide | kryesore

Gabim në operacion, Federer kryen ndërhyrje tjetër në gju: 2020 e mbyllur për tenistin

-Instant, Sport



Viti 2020 për Roger Federer ka përfunduar, praktikisht pa nisur kurrë. Tenisti zviceran, në fakt, i është nënshtruar një ndërhyrje të re kirurgjikale në gjurin e operuar pak muaj më parë. Kjo do të thotë se Federer nuk do të mund të zbresë në asnjë turne Grand Slam në pjesën e mbetur të vitit, duk i lënë takim të gjithëve për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kampioni i ATP, që në rrjetet sociale ka shpjeguar: “Disa javë më parë, kam patur një problem të vogël gjatë periudhës sime të rehabilitimit. Mu desh ti nënshtrihen sërisht një ndërhyrje me artroskopi në gjurin e djathtë. Më mungojnë tifozët e mi e turneu im i dashur, por mezi pres ti rishoh në fillim të sezonit 2021. Kam ndërmend të marr kohën e duhur për të qenë gati 100% për të luajtur në nivelin tim më të lartë”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *