• |
ide | kryesore

Grenell kundër Lajçak, cili projekt do fitojë në Kosovë?

-Instant, 2, Ide



Dështimi eventual i “procesit Grenell” nuk do të thotë fitore e “procesit Lajçak”

1.

Për disa prej nesh që kemi kaluar disa procese negociatore të Kosovës- si dhe për disa prej të tjerëve që kanë kaluar procese të tjera negociatore në kriza të ndryshme – gjithnjë lind tundimi për ta identifikuar këtë moment në Kosovë si “diçka ngjashëm me vitin…” apo “diçka ngjashëm me ardhjen e …. në Kosovë”. Dhe, është e vërtetë që ndonëse çdo negociatë është e ndryshme prej tjetrës, çdo njëra ka disa ligjshmëri që e bëjnë dinamikën e një procesi të lexueshëm për vështruesit e jashtëm. Ky proces është përjashtim, për një arsye të thjeshtë, sepse nuk bëhet fjalë për një, por për dy procese. Njëri proces negociator është ai i filluar që nga viti 2011, i ndërmjetësuar nga BE-ja e me autorizim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që sot merr formën e ndërmjetësimit të të dërguarit të veçantë evropian, M. Lajçak. Tjetri është ai që identifikohet si “amerikan”, por që lidhet më shumë me të dërguarin e veçantë të presidentit amerikan, R.Grenell, sesa me diplomacinë tradicionale amerikane. Këto dy procese negociatore nuk janë në konvergjencë për nga mjetet, synimet dhe dinamika. Në atë “evropian” synohet që pas viteve të stagnimit, negociatat KosovëSerbi të ngrihen prej zgjidhjeve parciale në nivel të “marrëveshjes gjithëpërfshirëse” dhe që kjo të bëhet mundësisht deri në pjesën e parë të vitit 2021. Në atë “amerikan”, ndërkaq, synohet një zgjidhje e shpejtë, para zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor të këtij viti e me synim të shprehur për njohje të ndërsjellë të dy shteteve. Kështu, këto negociata nuk kanë analogji në të kaluarën, e në masë të madhe as me procese të tjera negociatore në botë. I vetmi përjashtim ndoshta mund të jetë përpjekja e dështuar e kësaj administrate amerikane përfaqësuar nga dhëndri i presidentit që të arrihet një marrëveshje e njohjes së ndërsjellë mes Izraelit dhe Palestinës. Marrëveshja e propozuar, dhe e pritur me shumë pompë, kishte të përfshirë në të në formë detaje copëtimin e mëtejmë të territorit të shtetit të ardhshëm të Palestinës, nuk ishte dakorduar me asnjërin prej partnerëve të “katërshes” që merret me këtë çështje BE-së, Rusisë dhe OKB-së – dhe përjetoi fiasko të atillë saqë nuk arriti ta tërheqë vëmendjen e kujt për më shumë se ditët e një jave. Një marrëveshje Kosovë-Serbi me këmbime territoriale mund të jetë një kopje e dobët e asaj që prodhoi dhëndri i presidentit amerikan.

2.

Procesi “Grenell” ka kohë që është në zhvillim e sipër dhe tashmë ka treguar efektet e veta. Në aspektin përmbajtjesor është një proces, i cili fillon nga një pozicion tejet i varfër, siç ishte marrëveshja për një “letër qëllimesh” të një kompanie subsidiare të Lufthansës të fluturojë mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell është krejtësisht e parëndësishme krahasuar edhe me ato – jo shumë të rëndësishme të arritura në  dialogun e Brukselit e megjithatë u quajt “historike” në Shtëpinë e Bardhë. Por, në aspektin operacional, procesi “Grenell” u tregua jashtëzakonisht i fortë ngase arriti të ndikojë gjatë pandemisë në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës që kishte shumicën e votave shqiptare, duke ndikuar që në vend të saj të formohet një Qeveri me pakicë votash shqiptare dhe e varur nga Lista Serbe, forcë e kontrolluar nga presidenti i Serbisë. Kjo Qeveri e re ndërmori si hap të vetin të parë heqjen e masave të reciprocitetit me Republikën e Serbisë. Nga aspekti  peracional, në “procesin Grenell” Kosova hyn me një Qeveri me më pak legjitimitet politik te popullata shumicë dhe me pozicion të vetëpranuar asimetrik karshi Serbisë, pra etidentifikohet si shtet, por jo i barabartë me Serbinë. Ky proces ka edhe disa mangësi të theksuara strukturore. Është i lidhur në afat me fushatën zgjedhore të presidentit Trump, pra është proces që duhet të prodhojë çfarëdo marrëveshje që mund ta nënshkruajnë palët e që të shpallet si marrëveshje historike. Meqë presidenti amerikan tashmë e ka quajtur “historike” letrën e synimit që një kompani të mbajë fluturimin Prishtinë-Beograd, pragu i marrëveshjes eventuale “historike” mes Kosovës dhe Serbisë është i ulët. Kosova, si palë e dobët nga aspekti i legjitimitetit politik dhe me koncesione ende pa filluar negociatat, mund t’i nënshtrohet presionit që të nënshkruajë çfarëdo që në fushatën zgjedhore amerikane quhet “historike”. Për më tepër, në këtë skemë do të hynte edhe interesi eventual i presidentit Thaçi, i cili ka shtyrë në formë dinamike me fushatë lobuese një skenar të tillë, që nëpërmjet të një “marrëveshjeje historike” të anulohej apo të zbutej barra e madhe e akuzave të mëdha për krim ndaj tij, në mesin e të cilave ato për hajni tingëllojnë si të rendit të dytë.

3.

Sikur të ishin këto mangësi të pamjaftueshme, aty është edhe një me peshë të jashtëzakonshme: fjala është për një krizë që gjendet në kontinentin evropian dhe çfarëdo marrëveshje që të arrihet do të implementohet në kontinentin evropian. Administrata e tanishme amerikane është e zënë në një paradoks të brendshëm edhe me këtë rast: ajo kërkon që të largohet sa më shumë nga Evropa – dhe vendet e tjera të botës – por njëkohësisht po merret me një problem evropian, që si çdo problem tjetër evropian prej  uftës së Dytë Botërore e këtej, është në fakt problem Trans-atlantik, pra është problem thelbësor i sigurisë së përbashkët SHBA-Evropë. As në rastin më të mirë nuk ekziston mundësi që të zgjidhet një problem mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë e që ky problem pastaj të mos bartet te Bashkimi Evropian dhe NATO për implementim të mëtejmë. Rrjedhimisht, nuk ekziston mundësi reale suksesi për një marrëveshje, pa pjesëmarrjen dhe ndërmjetësimin e BE-së në atë proces. Dhe, pra, rrjedhimisht, nuk mund të ketë sukses me dy procese paralele, atë “Grenell” dhe atë “Lajçak”, por do unifikim të tyre. Negociatat në Rambouillet dhe ato në Vjenë nuk do të ishin të mundura e me epilogun që kishin po të mos ishin vepër e përbashkët SHBA-Evropë. Anasjelltas, negociatat e “lodhëta” të Brukselit që me ndihmën e H.Thaçit degjeneruan në dëmtim të shtetësisë së Kosovës, ishin të atilla edhe sepse u udhëhoqën pa pjesëmarrjen aktive e të nivelit të duhur diplomatik të SHBA-së.

4

Procesi “Grenell” ka gjasa të prodhojë fare pak sukses negociator dhe, siç ka nisur, fare shumë polarizim të mëtejmë të shoqërisë kosovare. Kosova kështu do t’i shtohej listës së gjatë të polarizimeve me të cilat njihet kjo administratë, gjithandej botës dhe në vetë SHBA-në. Kjo megjithatë nuk e zgjidh problemin. Vendin e një udhëheqjeje të dobët amerikane nuk është se po e mbush një udhëheqje e mirë evropiane. Dështimi eventual i “Grenellit” nuk do të thotë sukses i “Lajçakut”. Procesi “Lajçak” ende nuk ka filluar. Kurdo të fillojë do të marrë formën e rrathëve koncentrikë. Do të merren mendimet e Prishtinës e Beogradit, do të merren mendimet e kryeqyteteve të mëdha evropiane, do të merren mendimet e shteteve anëtare të BE-së, do të merret, detyrimisht, mendimi i Washingtonit. Prej atyre mendimeve do të gatuhet brumi i parë negociator që mund të shkojë duke u tëholluar për aq sa ka energji e interes negociator. Në këtë pikë jemi sot. Në analogjitë eventuale negociatore, jemi në pikën kur po kornizohen negociatat eventuale. E këtillë çfarë është sot Kosova, ka gjasa që kjo fazë tejet e rëndësishme për të ardhmen, të kalojë pa një mendim të unifikuar. Apo edhe më keq, pa mendim fare.

© KOHA



10 Comments

  1. Nuk ka nevoje per komente,aq i qarte dhe real eshste autori.Por desha te shtoj se Lajcak,i derguari i BE per keto negociata,eshte sllovak,apo cek,shtete qe nuk e kane njohur Kosoven,megjithese jane anetare te BE.Po ashtu edhe ambasadorin e saj BE ne Kosove,e ka zgjedhur,po nga keto vende sllovako-ceke.Nuk jane koincidenca,zgjedhja e ketyre dy personave,qe te punojne ne dhe me Kosoven.Njelloj si te caktosh nje diabetik,te punoje ne testimin e produkteve te sheqerit!!!A mund te jape nje konkluzion,ky diabetik,per embelsirat????

    1. ti qenke cope k..i komplet…
      shembull pa pike lidhje dhe pa pike analogjie me rastin ne fjale…
      nejse Surroi eshte nje cope m..i qe nuk e ka bo nona…dihet ajo…

  2. Po flasim per BE more Aldo qefli i koqeeve dhe perfaqesuesit qe ajo dergon ne Kosove.Cdo gje lexohet me sy dhe jo me bythe.

  3. Per ata qe nuk i kuptojne metafort.Lajcak,por edhe ambasadori i ri i BE ne Prishtine,jane prej shteteve Ceki dhe Sllovaki.Te dy keto shtete,nuk e kane njohur shstetin e Kosoves,nder pese shtete te BE.Perfaqesuest te shteteve qe nuk njohin vete Kosoven,do te marrin ne dore,dialogun e Kosoves me Serbine,per ta detyruar Serbine,qe te njohe Kosoven(kur rvete ata nuk e njohin).Pra a kane moral,keta dy perfaqesues te BE,t’i thone Serbise,qe ju duhet ta njihni Kosoven,pamvaresisht se ne vete,nuk e njohim ate?

  4. maskat kan ren e verteta rrezaton,koha qe te gjith te mendojme thelle thotë:

    shvillimet globale,mendoj se do eklipsojn qe problem kosoves ,nuk do zgjillet baze tendencave te askujt ,me baz te gjeopolitikave dhe strategjive te interest,,te njeres apo tjetres superfuqi apo gjithave bashk ,,por me baz te drejtes hakut historis se vertetes,pavarsisht kundershtimeve,,te ndokujt ,mbasi e drejta haku as nuk rrezohet as tjetersohet dhe as zhduket,ky eshte elemet burimor natyral qe e deshiron ,cdo njeri ,per veten e tije dhe padrejtesin e urrejn te gjith po tu behet,,e kuptojm te gjith qe momentalisht,,mbi tavolin ndollen skenaret me te errta pazaret me te ndyra kunder popujve te vegjel dobet,dhe pazhvilluar por kjo sdo zgjas shum ,kjo gjendje ,do ndryshojn ne favoring e te vertetes shum shpejt,kush perpiqet te poshtrojne luftojne shklatrrojne popuj dhe individ pa te drejte ,apo ngrejne kurthe kunder tyre,zoti mallerishem ,I ka krijuar gjerat ne menyre te atille qe sejcili te bien ne kurthin e vet ,kjo duket qart kan ren gjat historis tani dhe ne te ardhmen ,pa diskutim do bien ,sepse padrejtesia nuk asht krijuar me elemente triumfi por deshtimi,sot nuk eshte I fuqishem perpara te mallit zot ai qe ka para fuqi pushtet por ai qe ka te drejte dhe vepron sipas ullzimit te te mallit zot,u them te gjitheve kini frik te mallin zot dhe largohuni nga padrejtesia,,qe te mos ju cojne I malli zot ndonje ndeshkim ku me te cilin nuk ka denuar asken me par,mos u tallni me lirit dhe te drejtat njerzore hapur a fshehur se pasha tyre tek I malli zot ka vlere te malle ruhuni mekateve mos u beni mekatar te mdhenj se nga zoti erdhem te gjith dhe ati pacmangeshem nje dit do ti kthehemi ju kujtoj se I malli zot ndeshkon ashper te padrejtit dhe shperblen pa llogari ,vepermiret te drejtit

  5. Ka njerez qe merren me maska,dhe shpresojne vetem tek Zoti,per t’i zgjidh problemet e tyre.Tek Zoti,beni shume mire te besoni,por ai ju ka dhene mendjen dhe zgjidhjen duhet ta bejne vete njerezit.Po ju kujtoj,nje ngjarje ,qe thone se ka ndodhe dikur,diku ne nje medrese te Shqiperise.Hoxha,qe drejtonte ate medrese,i trajtonte shume ashper djemt,qe ndiqnin mesimin ne ate medrese.Dhe djemt e gjore,besimtare te Zoti i gjithfuqishem,i luteshin “Atij” perdite,qe t’ja hiqte qafet hoxhen ,qe ja kish nxire jeten.Nje dite,kalon aty pari,nje burre i moshuar,dhe degjon peshperimat e lutjeve te djemve te medreses.Burri i pyet,se cfare mermerisnin?Djemt ja shpjegojne bemat e hoxhes dhe i thane se po i luten Zotit,qe t’ja heqe qafe kete hoxhe!Burri vjeter i the:Mire beni qe i faleni Zotit,dhe lutuni gjithmone per te,por,hoxha,qe te largohet,i duhet nje gisht,sado i vogel,dhe vijoi rrugen.Diten tjeter,ne kohen e faljes,hoxha filloi te ngjise shkallet e Minares.Nje nga nxenesit e medreses,e shikon hoxhen tek shkallet ,dhe i kujtohen fjalet e burrit te vjeter.E ndjek hoxhen,neper shkallet e minares dhe kur ai (hoxha) ,mbriti tek ballkoni i minares,djali,i dha nje te shtyre dhe hoxha ra pike i vdekur ne toke.Nxenesit,kur pane kete skene,te entuziazmuar,bertiten,se Zoti ua kish plotesuar lutjet e tyre.Djali,qe ishte me
    i vogli nder djemte,i tha shokeve:Zoti na ka dhene mendjen -na shpjegoi burri i vjeter-por po te mos ishte “gishti im” (pra qe e shtyu hoxhen),hoxha do vijonte punen ,si edhe me pare!

    1. vertet ,i nderuar i malli zot ka krijuar emrat e sendeve pastaj si pasqyr sendet krijesat ,dhe ka derguar ullzimin qe mendja jon te punojne sipas tije qe te kami qartesi gjalleri zgjillje shpres shpetim ,,por duke i zgjellur zgjilljet sipaS DESHIRAVE,PA KUPTUAR FUTEMI NE PADREJTESI ,DHE PAPRITUR BEHEMI FAJTOR DHE DEMTUES TE VETES DUKE MENDUAR FOLUR DHE VEPRUAR SIPAS INTERESIT,DITURIA NUK ESHTE VETEM BESIMI ESHT MEDITIMI ANGAZHIMI PRAKTIKIMI,TEK SHEMBULLI QE BEN I NDERUAR,KAM LEXUAR SE PER TE PERMBYSUR ARSIMIN DITURIN E NJE VENDI RRUGA SUKSESIT ESHTE,SHARJA MESUESIT PER TE PERMBYSUR,FAMILJEN ESHT NENVLEFTSIMI GRUAS ,PER TE LUFTUAR FEN ESHTE SHARJA INJORIMI DREJTUESVE TE SAJ,QE TE JESH I SAKET NE ATE QE MENDON FLET DHE VEPRON ,BEN MMIR TA LEXOSH ISLAMIN SI FE ,TE SHIKOSH MREKULLIT SHKENcORE NGA KJO FE DHE TA SHIKOSH DOBIT PRAKTIKE TE KESAJ FEJE KUSHDO MUND TE MENDOJ FLAS DHE VEPROJ SI TE DUAN NDAJ cDO GJEJE MBI SIPERFAQEN E TOKES POR NE FINALE DO BINDET SE RRUGA DREJT KA VETEM DOBI SHPERBLIM DHE RRUGA GABUAR VETEM DEM NDESHKIM,PAcMANGESHEM ,SEPSE AI QE GJITHcKA KRIJOJ DHE THA PER TE KA LLEN GARANcI PER TE NA PELQEN APO JO NEVE,,,DHE NE ATE NUK MUND TA SFIDOJM ,ME ASGJE AS KRIJIMIN AS ULLZIMIN E TIJE PER NGA PREcIZIONI MALLSHTIJA BUKURIA DOBIT,

  6. Kjo pasi në një takim me kreun e PD Lulzim Basha, ai ka thënë se nuk e ka marrë pagën e luftës për punëtorët e tij, por në listën e publikuar nga Rama del se ata e kanë marrë të gjithë, konkretisht 13 punonjës e kanë marrë më datë 15 maj dhe 109 të tjerë më datë 8 qershor.

    I shqetësuar, pronari i fasonerisë thotë se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kohës dhe është futur në një kontekst të gabuar për t’i prishur imazhin.

  7. Me SHBA Trumpin e Grenellin do te fitoi Kosova. Kosova ne 30 vitet e fundit qe ishte me SHBA doli fituese. E disa si Surroi e Kurti asnjehere nuk ju gezuan fitoreve t Kosoves. Veq bejne kritika te kota, e nuk i ndegjon kush. Surroi ka provuar ne politike nuk i eci. Edhe Kurti arriti deri ne KM (51 dite) edhe keti nuk i eci. Tani kane kohen te reflektojne, me genjeshtra nuk ecet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *