• |
ide | kryesore

“Homo i vogël” të dashurit të mamasë: Neymar denoncohet për homofobi

-Instant, Sport



Një aktivist brazilian i LGBT ka prezantuar një denoncim kundër Neymar në zyrën e prokurorit në San Paolo për homofobi, pasi sulmuesi i Psg ka përcaktuar shokun biseksual të së ëmës një “homo të vogël”. Aktivisti Agripino Magalhaes, që nuk është direkt i përfshirë në cështje, ka njoftuar në Instagram se ka ndërmend të vazhdojë me denoncimin për “homofobi e nxitje urrejtje”. Stafi i sulmuesit 28 vjecar ka refuzuaer të komentojë këto informacione.

Fyerjet homofobe janë dëgjuar në një regjistrim audio të bisedës private të lojtarit me disa miq që është shfaqur në shtyp. Neymar e ka quajtur Tiago Ramos, 22 vjec, i dashuri i mamasë së tij Nadine Gonçalves, 52 vjec, “homo i vogël” e “bir kurve”.

Gruaja e ka bërë publike lidhjen e saj me të riun në prill, ndërsa shtypi i skandaleve ka zbuluar pas më pas, se djaloshi është biseksual. Një vit më parë, Neymar ishte akuzuar për përdhunim të një gruaje braziliane që e kishte marrë në Paris pas një flirti online, por cështja u arkivua për mungesë provash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *