• |
ide | kryesore

Huaja e re/ Ç’thoshte Rama në opozitë për borxhin e Berishës që sot e ka kaluar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama ka quajtur sot si sukses marrjen e 650 milionë eurove të tjera nga qeveria, pra pikërisht atë që dikur ia faturonte si krim që rrënon të ardhmen e vendit, paraardhësit të tij Sali Berisha. Po t’i kthehesh kronikave kur Rama ishte shefi i opozitës, sidomos në vitet 2012-2013, një nga temat më alarmante është fundosja që qeveria Berisha po i bënte vendit duke e zhytur atë në borxhe.

Retorika e Ramës për shpërdorimin e të “ardhmes së fëmijëve tanë”, qe një nga arsyet e shumta të ngjitjes së tij në pushtet.

Lexo me tej:

Borxhi i frikshëm që mori Rama i shpjeguar fare thjeshtë

“Borxhi i lartë publik është kërcënim për ekonominë, rrezikon falimentimin. Kjo është një deklaratë shumë e rëndë që pasqyron atë që ne në mënyrë të përsëritur kemi bërë me dije për publikun, duke iu rënë kambanave të një alarmi. Është e pamundur të vazhdohet të mbahet pesha e këtij borxhi dhe të vazhdohet të shpenzohet nga ana tjetër pa asnjë lloj papërgjegjshmërie” u thoshte ai në mars 2013 grupeve të interesit, të cilave u prezantonte programin e Rilindjes për infrastrukturën.

Në atë kohë shifra e borxhit sipas FMN-së ishte 70.1 % e Prodhimit të Brendëshëm Bruto (GDP).

Pasi i mori karigen “rrënuesit të së ardhmes”, Sali Berishës, Rama nuk gjeti ndonjë mënyrë më të mirë për të pompuar ekonominë sesa krijimi i borxhit për brezat e nesërm. Por, ndryshe nga paraardhësi, kryeministri socialist nuk operoi me borxh direkt, por me një borxh të fshehur të kamufluar pas koncesioneve, PPV dhe projektit “1 miliard euro”. Psh, vetëm tre koncesione (hemodializa, Check Up dhe sterilizimi) u kushtojnë shqipëtarëve 21.8 milionë euro çdo vit.

Sipas opozitës bashkë me llogaritjen e borxheve të fshehura të PPP-ve prej 2.2 miliardë eurosh, borxhi mund të llogaritet 81%.

Në fakt, sipas qeverisë Rama ai ka qenë 67.1%, por kjo është një llogari ku nuk futen detyrimet e prapambetura që shteti deri më tani nuk i ka paguar. Një shifër më pranë realitetit jepte FMN e cila duke përfshirë edhe këto detyrime e shpinte atë në shifrën 69.9.

Pra, pothuajse njësoj sa në kohën e Sali Berishës të cilin Rama opozitar e anatemonte si vjedhësin e brezave të ardhshëm. Dhe të jemi të qartë, këto janë shifrat e vitit 208 kur ende nuk kishte rënë tërmeti dhe nuk kishte shpërthyer kriza ekonomike që la pas pandemia dhe nuk ishte marrë hua shifra prej 650 milionë euro. Pikërisht ajo qc Rama sot në pushtet e quajti sukses, ndërsa dje si opozitar e etiketonte “kërcënimin e ekonomisë dhe falimentimin e shtetit”.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Borxh, xhdo shtet merr , por kur i merr varet se per cfare i perdoro. Ne te dy keta qe artikulli na thote se kane marre borxhe, porse ky i dyti eshte me shperdorues, e hajdut i tyre nepermjet shperndarijes ne bashkepunetoret e tije, me fatura te zmadhuara, jashte preventivave, . Borxhet duhet qe te investohen ne vendet e punes per rritje prodhimi, qe te keshe ti lashe me heret, e me mire, e jo yua lesh trashegim brezave, ato qe ti i vjedh, e i shperdoro.Me shumen qe ky( Rama ) ka marre, eshte sa dy fishi i pushtetit te Berishes, e as qe mund te krahasohet puna ne investime mes te dyve, Rama nuk ka ngritur nje fabrike, nuk ka bere nje rruge , nuk ka ngritue asnje shkolle, per asgje, Rama eshte figurativ, por per milionat e borxheve qe ka marre ku i ka cuar, kur ekonomia eshte ne pikiate e faliment. Mendje madh dhe po na e quan fitore marrjen e borxhit, sepse e din, dhe e mendon qe dora e tije, dhe oligarkeve te tije do marrin shumicen, e per popullin s;do mbetet me gje, vetem gjishti ne goje.

    1. Pikerisht,ky eshte problemi,se nuk ka pasur as punesim dhe as rritje te mireqenies nga keto miliarda.
      Çfar kan bere me Leket?Kete pyetje duhet tia beje Prokuroria Edvin Escobar D’Rames.
      Rama premtoi 300 mije vende te reja pune per mandatin pare,Ahmetaj premtoi 250 mije vende
      pune ne mandatin e dyte!27 mije vende pune ne Ajërportin e Vlores,70 mije vende pune ne Portin
      e Karpenit!
      ”Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende pune ,konfirmon Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC)2020.Dhe keto vende pune “jan hapur”ne sektorin publik(pak ne bujqesi),qe ne fakt ishin ndrrim vendesh te milianteve te PD-s me ata te PS-s.
      Shqiptaret rrezikoj te behen skllever te Bankave,ashtu si greket,qe nuk i lajn borxhet edhe pas 100 vitesh.

    2. o lapsiii po shikohen rrethanat se pse merret borxh. Ne qeverine Berisha ska pasur situata te jashtezakonshme e u mor borxh pa fund per te bere rruge qe u lane pergjysem. U kalua nga 56% ne 2005 ne 71,3% ne 2013. Sot Rama po merr borxh per te perballuar 2 situata emergjence te jashtezakonshme si termeti dhe covid 19 ne me pak se nje vit e qe ka gjunjezuar ekonomine shqiptare. U mor situata e borxhit ne 2013 ne 71,3% e mos harrojme zbriti deri ne 64% para termetit

      1. Me ke u konsultua Rama kur mori borxh? Se nuk do e paguaje zoteria ne fjale por ne. Vlera e koncesioneve eshte 2 miliard euro. Perse duhen dhene 2 miliard euro shokeve te shokut Edvin dhe ku eshte interesi publik ne kete mes? Z. Kryeminister ka marre rreth 1 miliard euro me vit borxh. Si person i imformuar rreth kesaj ceshtje mund te na ndricosh ne te “paditurit” Sa te ardhura shtese do gjenerohen nga my borxh? Nqs zoteria ka bere shume mire qe ka shtuar borxhin pse mos e shtojme 100 miliard ne vit. Ne fund te fundit me logjiken tende nuk ka problem per Sa kohe e merr Rama! Vec begati do kemi. Apo jo?

        1. po te kishe qene me i vemendshem ne leximin e asaj qe kam shkruar une sdo kishe komentuar. Pyetja retorike “Me ke u konsultua Rama kur mori borxh?” vlen dhe per Berishen apo ajo?, Vlen dhe per cdo ish kryeminister te shqiperise se asnjehere spesin askend kur marrin borxh. Ne situaten e tanishme eshte mese e justifikueshme marrja borxh per ti bere balle gjetjes se jashtezakonshme dhe ekonomise se gjunjezuar, te marresh borxh per fushata elektorale sic bente qeveria Berisha eshte kriminale dhe e papergjeshme. Ti shkruan per 2 miliard apo 1 miliard po me duket se nuk e kupton se ca shkruan, para krizes se termetit borxhi publik ra ne 64% nga 71% qe ishte ne 2013. Ka nje gje qe spo i hy shume te ta shpjegoj e po i bie shkurt, mund te marresh borxh po nqs rritja ekonomike eshte me e larte se deficiti publik kjo con ne ulte te borxhit publik, e kunderta ne rritje te borxhit publik

  2. Që Edvin Escobar D’Rama eshte genjeshtarë patologjik,e kemi mesuar qe kur ishte Kryetare Bashkie,
    tani qe eshte Kryeminister,genjeshtrat e tij kan marrë permasat e nje epidemie.
    Si ta nisesh do ta bitisesh.Genjeshtra dhe premtimi jan dy mjetet e demagogut D’Rama,qe i perdori
    per te ardhur dhe per mbajtur pushttin.
    Per D’Ramen, shkerdhatat,mashtruesit,gangsterat e pasur,jan “rilindasit”më te devotshem,te cilet
    i rehabilitoi tani me amnistine fiskale.Si mund te veshë para pergjegjesise ligjore mashtruesin D’Rama?
    Për sa koh,qe mos’mbajtja e premtimeve elektorole nuk noterizohen dhe nuk përbëjn veper penale,
    drogaxhiu do te vazhdoje profesionin e tij,genje se dicka do mbetet.
    Ardhja ne pushttet me premtime qe nuk realizohen ,eshte mashtrim.Ka dy rruge,denim apo dorheqje
    nese nuk realizon premtimet ne kohen e duhur,per sa koh nuk ka lindur ai bir shqiptari qe ta largoje me
    dhune jashqitjen D’Rama dhe ta vari ne mes te Tiranes me koke poshte si Musolini.

  3. Por duket se taktika e Partisë Demokratike është defaktorizimi i opozitës parlamentare, duke mos pranuar të ulet në tryezë me ta, por duke blerë disa individë prej tyre.

    Dhe siç e marrim me mend të gjithë, në këtë pikëpamje ai është si tregu i gabit, që mund t’i blesh lirë gjërat e përdorura. Dhe PD në këtë pikë mund të ketë sukses.

    Puna është që pastaj të mos ankohen pse blihen e shiten vota në vend, kur vetë po përpiqen të defaktorizojnë kundërshtarët brenda partisë, duke blerë vota.

    Normalisht opozita parlamentare sot duhet të takohej me Bashën, pasi atë kanë “baba” të partisë së tyre. Fakti që shkojnë takojnë njerkun, që u ka marrë partinë, në vend të babës, tregon se Basha më lehtë e ka të shesë e të blejë të vetët për karriken e tij, se sa t’i mbledhë ata në shtëpinë e vet. Dhe pastaj thotë do bashkojë opozitën.O zigur me bresheri sot,pervec supes me lakuriq ti paske pasur dhe minj halesh te lalzit

  4. Pergjigjen me fantastike per borxhin e ka dhene Ilir Beqja. I pyetur nga Sejamini ne nje emision televiziv se ku kane shkuar mbi tre miliarde euro te marra borxh, pergjigja e Beqjes ishte: Kemi bere rilindjen urbane. Te qeshesh dhe te qash njekohesisht. Nuk kisha degjuar ndonjehere idiotizem me te madh. Eshte njelloj si nje familje qe nuk ka te ardhura per ushqim, te marre borxh per te blere mobilje te perdorura me cmimin e te rejave dhe per te lyer shtepine. Pa hyre ne ato qe ka thene Rama per Berishen dhe borxhin ne kohe te Berishes, mburrja qe ne na japin borxh eshte njelloj sikur ajo familja qe permenda me siper, te marre borxh per te rregulluar shkallen dhe t’u thote banoreve te pallatit qe borxhin e marrim ne, por e paguani ju me gjithe interesa. Nese nje dite do duhej te numeroheshin “sukseset” e qeverise Rama, pa diskutim qe borxhmarrja do zinte nje nder vendet e para

    1. Po pra,kan bere rilindjen urbane,e tha edhe drogaxhiu,se”me programin e rindërtimit,Shijaku do shndërrohet në një vend turistik”.Do falimentoi Durrrsi i Gjysh Vlashit,qe e hodhen durrsaket tek Shatervani para Bashkise se mori per Grua dashnoren e Zogut,qe ishte shtatzene.Vangjush Dako
      nuk kishte degjuar per projektin e Rames”kthimin ne indetitet”,por vetem per”rilindjes urbane”qe
      perjashtonte idene e projektit te pare. Ishte presionin e gangsterave te Shijakut,qe Gjushi prishi Shatervanin 100 vjecar para Bashkise,qe te binte turizmi ne Durres dhe te shtohej ne Shijak!
      Edhe nese Rama kapet me nje thes plot me para te vjedhura ne krah,”rilindasit”do thone,se nuk e
      dinte se kishte para brenda,atij i duhej vetem thesi per kanavace, per te pikturuar.

  5. Por duket se taktika e Partisë Demokratike është defaktorizimi i opozitës parlamentare, duke mos pranuar të ulet në tryezë me ta, por duke blerë disa individë prej tyre.

    Dhe siç e marrim me mend të gjithë, në këtë pikëpamje ai është si tregu i gabit, që mund t’i blesh lirë gjërat e përdorura. Dhe PD në këtë pikë mund të ketë sukses.

    Puna është që pastaj të mos ankohen pse blihen e shiten vota në vend, kur vetë po përpiqen të defaktorizojnë kundërshtarët brenda partisë, duke blerë vota.

    Normalisht opozita parlamentare sot duhet të takohej me Bashën, pasi atë kanë “baba” të partisë së tyre. Fakti që shkojnë takojnë njerkun, që u ka marrë partinë, në vend të babës, tregon se Basha më lehtë e ka të shesë e të blejë të vetët për karriken e tij, se sa t’i mbledhë ata në shtëpinë e vet. Dhe pastaj thotë do bashkojë opozitën.Shikoni cfare thote basha

    1. Kjo Llapaqitja e ores 07:22 – Sa here ka gojen me mut e nuk ka c’thote, hidhet e kopjon Mender Bazen nga Uturaku Tema. Dhe e kopjon per gjithcka, pa pare a shkon a jo me shkrimin ne fjale, duke kujtuar se me keto kopjime nga Mender Baze do mbulojne bythen e zbuluar te qeverise Ramsit.

  6. Borxhi eshte kembesor i pare i kalimit te aseteve publike por dhe private qe nje dite mund ti ishin ne sherbim te popullit, nga nje dore ne tjetren. Shume shpejt cdo aset, pasuri ne Shqiperi qe ka te beje me turizmin energjitiken dhe financimin do te jete ne duar te te tjereve dhe ne do jetojme me qera ne vendin tone. Zakonisht vendet e vogla dhe te varfera ju konfiskohet pasuria ne te tille menyre ose me lufte. Ne fillim jepen borxhe per premtime per zhvillim duke u ditur qe nuk do perdoren per te thithur te ardhura qe mund te shlyejne borxhin por per shpenzime qe nuk kane asnje te ardhur. Rruge teatro check up and ketchup etj, me pas kur nuk shlyhet dote borxhi, futet FMNja ose kreditor privat me negocjues shteteror si ne rastin e Greqise dhe shiten pothuajse te gjitha asetet e vendit nderpriten shumica e sherbimeve publike priten pensjonet e pagat dhe rritet interesi bankar (austerity). Kjo eshte me qellim qe vendi yne te jete njefare haleje per evropen ku jetojne skllever mbartes qe lindin skllever te tjere per te ardhmen. Ne kete menyre vendi yne as konkuron dote me tej as do te mund te ngre koke per dy shekuj. Pastaj jo GDP/Borxh jane idiotesira qe skane vlere sherbejne vetem si fasade per te mbuluar keto krime ne kurriz tonin. Amerika prsh ka Borxh/GDP nga me te lartat ne bote, Japonia po ashtu. Kam frike se kur te vij dita qe te ndodh kjo do te na paraqesin zyrtare evropjane apo te FMNse si shpetimtar kur te vine te ndajne e te coptojne si hijena pasurite e vendit, ku ne fakt jane shkaterrimtaret bashke me keta palo tradhetar qe na udheheqin, dhe mediat tona me nje cilsi gazetareske prej cjapi te habitur nuk do te jete ne gjendje te shtrojne pyetjet e duhura apo te nxjerin ne pah cdo te ndodh ne rrealitet. Mbani mend kush po na shkaterron te pakten te jemi te vetedijshem se per te ndryshuar gje sjemi ne gjendje, pak rendesi ka Rilindas apo i PDse te gjithe do e hajme me kete qe po behet.

  7. Rritja e Borxhit e njetrajshme me rritjen e varferise jane te vetmet “rritje” qe ka arritur kjo kasta Rama keto 7 vjet pushtet! Dhe me e turpshme eshte mburrja me kete Borxh nga nje kryeminister sa shejtan aq budalla.
    Dihen akuzat e ketij Rames per Borxhin me te vogel ne qeverine paraardhese – “Vjedhje e brezave te ardheshem, kercenim te ekonomise dhe falimentim te shtetit”
    Dihen dhe premtimet ne opozite te ketij Braces qe sot eshte zv. kryeminister – “Me te marre pushtetin do ta bejme me ligj qe Borxhi Publik mos kaloje 60%…”
    Sot pas 7 vitesh ne pushtet pra tipari baze i kesaj qeveri Rama eshte – Deshtimi plote ne Ekonomi ne tere treguesit e saj dhe e felliqur krejt me ato c’kane thene ne opozite vete dikur!

  8. Lulzim Basha ka nisur të dalë “derë më derë”, nuk po lë lokal, biznes dhe treg ushqimor dhe industrial pa shkelur, duke bërë fushatë të re, me metodë të vjetër. Zoti Basha në fakt, nuk po u sqaron tregëtarëve as marrëveshjen e re me shumicën qeverisëse, as përfitimet që ka PD nga ajo marrëveshje, por thjesht po u tregon në “3D” parajsën që ata do të kenë,ja dhe ftera qirsi i vajzes motres se vet por e sheh veten edhe si qires i shokeve te tij per ta shtuar sa me shume rrace e qelbur te shpellkareve,qe me qendron pas bythe duke pritur kur une te dhjes,e do te fresket mutin o ftere

  9. Llapaqitesi i ores 15:14
    E bere detyren tende, kopjen e rradhes nga Mender Baze tek Uturaku Tema, nderkohe edhe une nuk ndenja pushim! Te shkordheva tet’shoqe, tet’moter e tet’bije vence tok me nje grup nga ato qe te kane derrmuar bythen tende dhe qe ti katunari i quan shpellkar se shpelle ta kane bere ate bythe.

  10. Bravo ftere motren dhe vajzen e paske shkerdhyer me shoke kete rradhe si ju ka urdheruar salihu para mbrapa lart keshtu vazdhoni o shpellkare debatikas stalin zigur lenin xixa fax por qe ndonjehere keni qef te quheni ftere juri kristi miri

  11. Kjo pasi në një takim me kreun e PD Lulzim Basha, ai ka thënë se nuk e ka marrë pagën e luftës për punëtorët e tij, por në listën e publikuar nga Rama del se ata e kanë marrë të gjithë, konkretisht 13 punonjës e kanë marrë më datë 15 maj dhe 109 të tjerë më datë 8 qershor.

    I shqetësuar, pronari i fasonerisë thotë se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kohës dhe është futur në një kontekst të gabuar për t’i prishur imazhin.

  12. Reaksioni i PD dhe LSI ndaj kësaj nisme, tregon se Partia Demokratike dhe LSI, kanë qenë të vetëdijshme se mos-depolitizimi i komisioneve është e vetmja armë që ata të vjedhin votat e partive të vogla dhe të shkatërrojnë çdo prurje të partive të reja në sistem dhe ruajtja e koalicioneve parazgjedhore, është e vetmja alibi që në listë të futen elementë kriminalë, me alibinë që janë të partive të vogla.

    Kërcënimet dhe shantazhet në adresë të deputetëve të mos firmosin nismën ligjore, tregojnë se PD dhe LSI, u investuan jo vetëm thjeshtë për mos ndryshimin e statukuosë, por janë gati të humbasin pushtetin e të lënë Edi Ramën kryeministër, vetëm të mos formohet opozitë e re, që t’u marrë “pushtetin” e opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *