• |
ide | kryesore

IKMT aksion në vijën bregdetare për të shembur ndërtimet pa leje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
IKMT-3.jpg



Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.

Në njoftim thuhet se në këtë aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.

Njoftimi i IKMT: 

IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.

Në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.

Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

Paralelisht, IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar e media të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.



2 Comments

  1. Rrumpallone! Gjithmone IKMTVRPSSHYZSH kujtohet ne sezon pushimesh te pleroje token! Ky eshte nje vend komplet qesharak!

  2. Si shpiegohet qe keta fillojne e prishin pikerisht ne pikun e sezonit turistik ? Kjo histori ka te pakten 15 vjet qe behet rregullisht çdo vit , pse ndosh keshtu? Une mendoj se jemi drejtuar dhe po drejtohemi nga antishqiptar. Turp per ne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *