• |
ide | kryesore

Kardashian/Jenner, shifra marramendëse për ndërhyrje estetike

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian së fundmi është akuzuar nga fansat për fotot që publikon në Instagram ku shfaqej me një fytyrë totalisht ndryshe. Por Khloe i ka mbajtur sekret të gjitha ndërhyrjet ndër vite, duke pranuar vetëm se ka mbushës të përkohshëm në vitin 2016. Ajo ka mohuar vazhdimisht ndërhyrjen në hundë, duke këmbëngulur që pamja ndryshe varet nga mjeshtëria e make up-it.

Megjithatë fatura e ndryshimit radikal të Khloe është marramendëse. Sipas kirurgut që ka marrë përsipër ndërhyrjet që Khloe ka bërë ndër vite, transplanti i herë pas hershëm i fytyrës mund të shkojë 5,000 deri 10,000 paund. Sipas ndjekësve ajo ka modifikuar fytyrën për të patur një pamje të re në çdo foto, aq sa të mos njihet më se kush është.

Jo vetëm kaq, por në disa raste motrat Kardashian-Jenner janë kritikuar edhe për përdorimin e Photoshop-it për t’u dukur më të dobëta, por edhe më të bukura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *