• |
ide | kryesore

Kur Giggs përplasi pas murit CR7…për një coca-cola: “Unë pi cfarë të dua, Giggsy”

-Instant, Sport



Kur tekniku aktual i Manchester United Solskjaer kishte treguar historinë, që u bë shpejt publike, u duk si një nga ato ekzagjerimet e dhomave të zhveshjes: një Cristiano Ronaldo fare i ri që pinte coca cola herët në mëngjes e Ryan Giggs që i bërtet në fytyrë se duhet të mos e bënte më. E në fakt ka qenë pikërisht kështu…

E ka konfirmuar vetë Giggs, në një intervistë për Manchester United Podcast, duke rrëfyer episodin që u fut në mitologjinë e klubit, atë të coca-cola e CR7. Ajo që kishte pëshpëritur norvegjezi ishte absolutisht e vërteta. “Mund ta kem ngjitur pas murit e mund ti kem thënë ‘këtu nuk bëjmë nga këto gjëra’”. Duke marrë parasysh që fiziku i Cristiano Ronaldos është e vështirë të pajtohet me një konsum të zakonshëm të pijeve të gazuara, ndoshta qortimi ka funksionuar.

Giggs i shton edhe pak piper historisë, sepse tregon edhe reagimin e portugezit. “Pas kësaj ai doli në fushë dhe shënoi tre gola. ‘Unë pi cfarë të dua, Giggsy!’”. Reagimi tipik për një si Cristiano Ronaldo, edhe pse shumë e konsideronin të trilluar historinë, sepse Giggs nuk ishte nga ata me emër të keq në dhomat e zhveshjes. Por tani uellsiani e ka konfirmuar vetë, duke zhdukur dyshimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *