• |
ide | kryesore

Mesazhi i Dybala kuptohet nga Juventus: argjentinasi i dyti më i paguar me rinovimin

-Instant, Sport



Tani Paulo Dybala e ka bërë të qartë pozicionimin e tij në lidhje me kontratën dhe klubi është gati ta kënaqë: rinovimi i argjentinasit vonoi, por duket se po mbërrin. Fjalët e Joja për Cnn kanë shërbyer si një këmbanë alarmi për bardhezinjtë, sepse Dybala kërkon të ndihet një top player me të gjithë aspektet. E kështu një sqarim me Juventus do të ketë. Argjentinasi synon një kontratë prej 15 milionë në sezon, por mund të mbyllet edhe me 12.

Aktualisht sulmuesi bardhezi është i pesti për pagën e marrë e përfiton 7,3. Përpara tij është, Cr7 natyrisht, e dyshja Higuain-Pjanic (7,5 të dy) e De Ligt që fiton 8.

E me shumë mundësi mund të gjendet një kompromis me stafin e lojtarit për një sgifër që mund të prekë 11 e 12 milionë euro e një kontratë, për tu zgjatur të paktën deri në 2024-25.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *