• |
ide | kryesore

Përgjigjja e ndërkombëtarëve/ Të gjithë duan ta shmangin Dvoranin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kushtetuese



Pataten e nxehtë Ardian Dvorani të gjithë refuzojnë ta mbajnë në duar. Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor që nuk donte të merrte vendim nëse gjykatësit të lartë i ka përfunduar mandati, kanë qenë EURALIUS dhe OPDAT që refuzuan të japin opinion për këtë temë. Sipas tyre, kjo çështje është kompetencë ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
“…ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”, ka qenë qëndrimi i tyre.

Rreth një muaj më parë, KLGJ vendosi  t’i kërkojë mendim ‘partnerëve ndërkombëtare’ për çështjen e mbarimit ose jo të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, që për shkak të kësaj detyre mban dhe postin e kreut të KLD, që shkaktoi gjithë kaosin për emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese.

Ky veprim i KLGJ tregoi se ata nuk donin të mbanin përgjegjësi për vazhdimin e Dvoranit në këto institucione duke ia kaluar topin ndërkombëtarëve. Por me sa duket pas konfiktit me presidentin, dhe diskreditimit të tij nga opinionet e Venecias, as këta të fundit nuk duan të afishohen me paligjshmëri të tilla. Tani çështja
mund të dërgohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese.

  1. ©Lapsi.al



9 Comments

  1. QFAR SURRATI TE SHEMTUAR KA KY ZAGAR E EDI RAMES-KETE DUHET FUTUR NE NJE DHOME ME RICHARD GRENELL DHE MERO BAZEN.. thotë:

    QFAR TURPI ,KETIJ ZAGARI I KA MBARUAR MANDATI ME VITE TANI KERKOJN TE THONE A TE KA PERFUNDUAR MANDATI,ATY KA DATA DHE MUEJ,

  2. Berisha e ka kaluar fazën e nxemjes. Është gati për të filluar lojën. Në ditën e fiter bajramit, ai shkroi në facebook: “Ju bëj thirrje të gjithë hoxhallarëve të vendit, imamëve, myftijve të udhëheqin me urdhër të të Gjithëfuqishmit lutjen e besimtareve dhe të mos i tradhëtojnë ata, si dhe të dënojnë qëndrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial të atij që kërkon të dalë në këtë ditë të shenjtë mbi Zotin e Madhnueshem!”

    Dhe pas tij, doli dhe Oriola Pampuri. “Shqiptarë, lutuni e besoni në Zot. Këtë s’mund t’ua ndalojë më njeri. Popujt e varfër janë të privuar nga feja e besimi në Perëndi. Ateizmi është farë e komunizmit e diktaturës,po per bujar leskajn qe ka tre vjet qe I ka mbaruar mandati pse nuk hani mut ju shpellkare

  3. Nderkombetaret po e bejne kete vend te pajetueshem . Keta duan qe ne te jemi kolumbi, meksike dhe haiti bashk .

  4. Nese jemi ne kete gjendje te mjerueshme 99% jane fajtor nderkombetaret dhe 1% politikanet tane kukulla.
    Shqiptar mos rri po duku … o shqiptar

  5. Nderkombetaret na kane sunduar ne 100 vjetet e fundit, qe nga koha e Fan Nolit ,ato na kane sjellur te gjitha regjimet,dhe kane ndertuar te gjitha qeverite sipas shijeve dhe interesave te tyre,prandaj vazhdojme te vuajm!

  6. More komentues,duhet te jeni te qarte,se keta nderkombetare,nuk kishin pse te jepnin mendim me Dvoranin.Kjo eshte gjeja me e qarte.por e qarte nuk eshte fakti,qe edhe pse nuk do te dhe as qa mundeshin te jepnin mendim,pse pergjigjen e dhane mba disa javeve?C’kishte ketu per tu menduar,apo per te studiuar ndonje material? Asgje.Pse me kaq vonese edhe kjo pergjigje,pa pergjigje? Kaq te zene qenkan ata qe paguen vetem per keto pune?Pergjigja eshte e qarte,vono,sa te mundesh si keta ashtu edhe KLD dhe KLGJ,qe Dvorani te qendroje dhe te turbulloje me thelle preceset e reformes ne drejtesi.Dvorani,duhet te qendroje ne ate pozicion-jashte cdo ligji ,por edhe maliqi,ashtu sic ka qendruar roje shkolle edhe ai pedofili i famshem,edhe pse kishte rreth nje vit,qe ishte pushuar nga shkolla ,si roje,sepse duhej per ……

  7. Fajin e kemi vete dhe jo nderkombekaret qe paguhen sikur punojne ne vend me rrezikshmeri te larte. Jane 3 individe qe kane bllokuar cdo gje ne ate vend dhe bejne sikur grinden nderkohe qe mbrapa kuintave bejne pazaret e rradhes ndersa njerezit thjesht rrine e veshtrojne me shpresen se dicka do ndryshoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *