• |
ide | kryesore

Shembja e San Siros: ambjentalistët milanezë prezantojnë ankimimin

-Instant, Sport



Shoqata ‘Gruppo Verde San Siro’ kundërshton prishjen e San Siros, siç parashikohet nga projektet e Inter dhe Milani që planifikojnë të ndërtojë stadiumin e ri, duke prezantuar ankimimin kundër një mendimi të kohëve të fundit të Mbikëqyrjes që i kishte dhënë dritën jeshile dy klubeve, dhe i bën apel Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore për të shpëtuar “Giuseppe Meazza”. Sipas ambientalistëve, impianti është një nga “gjërat e paluajtshme dhe të luajtshme që kanë një rëndësi të veçantë për shkak të referimit të tyre në historinë politike, artin (…) dhe kulturën në përgjithësi, si dëshmi të identitetit dhe në historinë e institucioneve publike, kolektive dhe fetare “.

Siç bën të ditur Il Giorno, shoqata i ka shkruajtur ninistrit Dario Franceschini dhe teknikëve të tij për të rrëzuar mendimin e Mbikqyrjes lombarde të 13 majit, sipas të cilit “Meazza nuk përfaqëson interes kulturor”, sepse tribunat e saj të para historike, “në stradiumin origjinal të vitit 1925-26 dhe e zmadhimit të pësuar në 1937-39, janë plotësisht të paprekura në krahasim me ndërhyrjet e mëvonshme të adaptimit dhe zgjerimit”, që do të thotë unaza e dytë (1953-55) dhe unaza e tretë (1989-90). Një pozicion që është hedhur poshtë nga Gruppo Verde San Siro, i cili kundërshton mbikëqyrësin rajonal Francesca Furst se është mbështetur vetëm në nenet 10 paragrafi 1 dhe 12 paragrafi 1 të Kodit të Trashëgimisë Kulturore, artikuj dhe paragrafë që mbrojnë objekte arkitektonike me më shumë se 70 vjet jetë dhe se nuk ka marrë në konsideratë nenin e lartpërmendur 10 paragrafi 3 pika D.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *