• |
ide | kryesore

Shkoi të luante golf, ndalohet Tevez: askush nga policët nuk ishte me Boca Juniors

-Instant, Sport



Një aventurë e vogël e keqe për Carlos Tevez, sulmuesin e Boca Juniors. Pasioni për golfin e ka bërë që të ketë probleme me policinë e qytetit të Tandil. Apache kishte ndërmend ti gëzohej hobit të tij, por për shkak të kufizimeve që janë në fuqi në Argjentinë për shkak të emergjencës Koronavirus, vendi ishte i mbyllur për jo rezidentët.

E qartë se Tevez nuk e dinte dhe mbërriti tek hyjra e qytetit ku është ndaluar nga policia menjëherë. Pas një kontrolli, e kanë kthyer mbrapsht: e dukshme që asnjë prej tyre nuk ka qenë tifoz i Bocas. Sipas asaj që bën të ditur Clarin, policia ka komentuar kështu episodin për ish-lojtarin e Albiceleste: “Nuk pati asnjë problem të kthehj mbrapsht, ishte shumë i sjellshëm. Tha se kur të përfundojë gjithcka do të vijë këtu të luajë golf”, ka zbuluar përgjegjësi i kontrollit të trafikut.

Kështu, Tevez, që nuk zotëronte një leje qarkullimi, është detyruar të heqë dorë nga loja e golfit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *