• |
ide | kryesore

Tare, sytë nga Bundesliga: në objektivin e shqiptarit është një serb

-Instant, Sport



Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, kthehet në të kaluarën, për të parë të ardhmen. Shqiptari në Gjermani ka luajtur nga 1994 në 2001, Bundesligën e ka për zemër e aty ka njohur edhe bashkëshorten Sandra. Duket krejt normale që Tare ta mbajë kampionatin nën vëzhgim. E janë dy mesfushorë që kërkon të marrë tek Lazio: Marko Grujic, serbi 24 vjecar në forcë tek Hertha Berlin prej dy vjetësh (në pronësi të Liverpool) e Denis Zakaria, 23 vjecri zviceran i Borussia Moenchengladbach.

Të arrish tek Grujic është më e lehtë, shumë më e vështirë të shkëpusësh Zakarian nga Fohlen. Megjithëse më i lehtë për tu arritur, Grujic ka një sponsor të vecantë, Jurgen Klopp. Tekniku gjerman ka patur gjithnjë nuhatje për të rinjtë e insistoi shumë që Liverpool të merrte Grujic. Për ta marrë nga Crvena Zvezda Klopp përdori Željko Buvač (në atë kohë ndihmës i tij) në mënyrë që Grujic të fliste me bashkëkombasin e tij e të ishte më pak i trembur nga trasferimi. “Klopp e Liverpool më kërkuan me insistim – tha Marko në konferencën për shtyp të prezantimit me Reds –. Më kërkonin edhe Barcellona e Real, por Klopp më joshi”. Por për Grujic tek Reds vazhdon të mos ketë vend. Lazio nuk preferon huazimet, motiv për të cilin Tare (prej vitesh mbi lojtarin), hoqi dorë dy vjet më parë. Tani që Liverpool mund ta shesë me titull përfundimtar (duhen 12 milionë) ka ndërmend të kthehet në sulm.

Më e vështirë është të arrihet Zakaria. Borussia nuk është një market i shtrenjtë, por kur e ka të qartë se ka në dorë një xhevahir të vërtetë në dorë, kërkon cmimin e duhur. Max Eberl, prej vitesh drejtori sportiv i Fohlen, në 2016 arriti të shiste Granit Xhakën tek Arsenal për 45 milionë. Gladbach është në luftë për zonën Champions League, e nëse nuk do të kualifikohej dot, mund të kishte nevojë të shiste ndonjë lojtar të rëndësishëm. Tares i pëlqen shumë, por për ta marë duhet punë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *