• |
ide | kryesore

Tatimet japin njoftimin e rëndësishëm: Si mund të aplikoni vetë për “pagën e luftës”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej 5 qershorit ka përfunduar afati për aplikimin për pagën e luftës 40 mijë lekë nga paketa e dytë ekonomike por Drejtoria e Tatimeve ka publikuar sot linkun ku të gjithë përfituesit mund të plotësojnë për ta marrë automatikisht.

Ky link sipas Drejtorisë së Tatimeve, është për ata që nuk kanë përfituar pagën e luftës pasi janë larguar nga puna dhe punëdhënësi nuk ka aplikuar për të.

Deri në 5 qershor punëdhënësit kishin afat të aplikonin për punonjësit e larguar nga puna, por përsëri Drejtoria e Tatimeve ka zhbllokuar këtë ngërç duke i dhënë tashmë vetë individëve mundësinë të plotësojnë formularin dhe ta marrin atë automatikisht.

NJOFTIMI

Njoftim për individët përfitues sipas Paketës 2, për plotësim të të dhënave të llogarisë bankare.

Afati i aplikimit nga tatimpaguesit për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit përfitues, sipas kritereve të VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, ishte data 5 qershor 2020.

Në përfundim të këtij afati, Administrata Tatimore informon të gjithë individët të cilët janë përfitues sipas VKM të sipërpërmendur, por që nuk e kanë marrë masën e përfitimit prej 40.000 lekësh, pasi punëdhënësi i tyre nuk e ka plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, se mund të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur këtij njoftimi.

Çdo individ përfitues ka mundësi të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare duke klikuar në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1ZHgZv7FSIRoAYLrV3Mmëëx_pCGC5mrtpgkDpgQfn6ëI/vieëform?edit_requested=true.

Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre.



1 Comment

  1. Po po. futini dhe chip neper mendere a ku ta duan qe ti terheqin matini temp futini dhe nga nje tampon nxirini dhe te ” semure” rende….kenaquni pisa..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *