• |
ide | kryesore

Aksioni në Velipojë, reagon Basha: Akt barbar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas aksionit të dhunshëm të policisë në Velipojë ku pati përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë ka pasur një reagim edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë.

Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin.

Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë” – thotë Basha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Presidenti i Kosovës dhe pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

    Ky eshte nje provokim i hapur per Sali Berishen nga ana e Lulzim Bashes, pas presidenti aktual i Kosoves Hashim Thaçia ka leshuar akuza te renda ndaj ish kreut demokrat.

    Nder te tjera e Thaçi e ka akuzuar Berishen si njeriun qe tere jeten e tij ia ka kushtuar sherbimit ndaj Serbise, duke thyer embargon e naftes dhe duke furnizuar me arme Miloshevicin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *