• |
ide | kryesore

Anullohet turneu i Harry Styles “Love on Tour”

-Instant, Paparazzi, Slider



Harry Styles duket se nuk do të jetë i pranishëm në asnjë koncert këtë vit.

Këngëtari 26-vjeçar njoftoi të mërkurën se turneu i tij “Love On Tour” që ishte parashikuar të mbahej sivjet, u shty për 2021 për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Mesazhi që ndau përmbante gjithashtu data të planifikuara nga 14 gushti deri më 31 tetor 2021, si dhe konfirmim që këngëtari Jenny Lewis do ta shoqëronte në turne ndërsa Orville Peck dhe Madison Cunningham do t’i bashkohen atij për dy shfaqjet e fundit në New York.

“Këtë verë ishim të ngazëllyer që po sillnim ‘Love On Tour’ në Amerikën e Veriut. Sidoqoftë, për shkak të përhapjes së vazhdueshme të Covid-19 ne u detyruam të sjellin data për vitin tjetër”, ka shkruar Styles në postimin e tij.

“Mirëkuptimi i ekipit tim dhe të gjithë fansave në mbarë botën do ketë përparësinë kryesore. Unë mezi pres që t’ju shoh të gjithëve, sa më shpejt që është e sigurt për ta bërë këtë”, vazhdoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *