• |
ide | kryesore

Basha zbulon çfarë diskutoi në takimin me Thaçin në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi pasditen e kësaj të enjteje Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Basha thotë se biseduan për zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë.

“Forcimi i shtetit të Kosovës,bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale,integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara” – shkroi Basha në Twitter. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Presidenti i Kosovës dhe pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

    Ky eshte nje provokim i hapur per Sali Berishen nga ana e Lulzim Bashes, pas presidenti aktual i Kosoves Hashim Thaçia ka leshuar akuza te renda ndaj ish kreut demokrat.

    Nder te tjera e Thaçi e ka akuzuar Berishen si njeriun qe tere jeten e tij ia ka kushtuar sherbimit ndaj Serbise, duke thyer embargon e naftes dhe duke furnizuar me arme Miloshevicin.

  2. Politikanet e Tiranes te te gjitha ngjyrave u treguan me dy ftyra qe ne mocionin ne mes pandemise kunder qeverise Kurti. Por gjithashtu, edhe ne momentin qe qeveria Hoti, nen protektoratin e Thacit, hoqi flamurin shqiptar nga zyra e tij, hoqi simbolet e kosoves nga zevendkryeministri serb i tij, e asaj zv. kryeministres qe shkoj pikerisht ne ish zyren e Hotit i paskan humbur simbolet e shtetit kosovar, e mbyllen gojen. E mbyllen gojen sidomos per heqjen e takses reciproceitetit, kur serbia e njohi per pak dite defakto Republiken e Kosoves e Heshtin. Ne ndryshim nga Rama, i cili per hire te vertetes,pelqimet e mos pelqimet i tregon hapur, ai esshte stoik mik i Thacit, te tjeret ndodhur para madheshtise se Kurtit si nje kryeminister krejt i vecante ne historine shqiptare kendej e andej kufirit, e glorifikuan, ne momenti qe ndodhi grushti i shtetit nuk e ngiten zerin, por u turren te urojne pikerisht qeverine e pucisteve, dhe nuk e hapen gojen per veprimet e qeverise Mustafovicit, Rambos, qe votuan heqjen e reciprocitetin, e heshtin si pula pala atij Rakiqit te fuqishem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *