• |
ide | kryesore

Digjet Beogradi nga derbi: Partizan-Zvezda, 20 mijë vetë në stadium harrojnë distancimin

-Instant, Sport



Derbi i 200° i Beogradit mes Partizan e Crvena Zvezda është luajtur me dyer të hapura e me skenografnë e ndezur të 20 mijë spektatorëve, që nuk kanë hezituar të përdorin edhe tymueset. Pavarësisht se është derbi i parë pas pandemisë, asgjë nuk pati ndryshe nga përplasjet e forta mes dy klubeve rivale serbe: ndeshja u ndërpre në minutën e 32′ për shkak të pamundësisë vizuale.

Krejtësisht i shmangur distancimi social pavarësisht se në 27 maj Njësia e krizës sanitare në Beograd vendosi se nga 1° qershori do të lejohen evente sportive në ambjente të hapur me prezencën e publikut, me kusht që spektatorët të jenë në distancë 1 metër nga njëri tjetri. Partizani i Savo Milosevic ka mposhtu 1-0 Crvena Zvezda të Stankovic, me një gol të Natcho e fluturon në finalen e Kupës së Serbisë.

  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *