• |
ide | kryesore

E shkuara e errët e 40-vjeçarit që u vra në atentat mafioz në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Hekuran Billa, 40-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme, rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Në vitin 2008, rezulton të ketë kryer një vrasje me armë në Angli.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Angleze, lexohet se Billa është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një personi të identifikuar si Prel Marku. Në atë kohë, Billa, ishte 28 vjeç, ndërsa viktima, 22. Vendimi i Gjykatës së Anglisë është njohur nga drejtësia shqiptare, dhe për pasojë, biznesmeni me origjinë nga Kukësi është ekstraduar drejt Shqipërisë, në vitin 2015.

Por për arsye të pashpjegueshme, 40-vjeçari ka dalë nga burgu dhe ka vijuar jetën e tij, deri në mbrëmjen e sotme, ku u ekzekutua me silenciator tek Komuna e Parisit.

Nga kërkimet në Qendren Kombeatre te Biznesit, Hekuran Billa rezulton të ketë aktiv një biznes të tijin në Tiranë, ku jep makina me qira. “Car rent Albania”, quhet biznesi që administronte viktima. Dyshohet se Hekuran Billa ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës në Angli.



2 Comments

  1. Te shkulesh floket e te ikesh me vrap nga ky vend!
    Ore, po si dreqin ka dale nje i dënuar me burgim te përjetshëm del nga burgu?!!
    Kush e ka dhene vendimin?!!
    Kapeni ate gjyqtar dhe vareni ne mes te sheshit!
    Boll me me reforma fallco!
    Ku jeni ju gazetarë? Hetoni more te ndyre!

    1. Mos i shkul floket hic. U bene vite qe gjithe kriminelat me burgim te perjetshem apo me nga 25 vjet po dalin nga burgu me drejtesine e re. Sa per shembull: Lul Berisha, me vertetimin e Gjysh Dakos qe do sistemohej ne pune ne bashki i varfri:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *