• |
ide | kryesore

Festë me 20 persona, pa maska e distancim: Barcelona kërkon pamjet e lokalit për të dënuar Semedon

-Instant, Sport



Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo, është në qendër të stuhisë, sepse ka thyer protokollin e sigurisë anti-Covid-19. Portugezi, sipas shtypit spanjoll, ka marrë pjesë të hënën në një festë ditëlindje të një mikut të tij, ku ishin prezentë edhe 19 të tjerë, në një lokal në Castelldefels. Në Spanjë takimet në grup janë lejuar deri në 15 persona, kështu që bëhet fjalë për thyerje të rregullave.

Në imazhet që qarkullojnë, shihet portugezi në shoqëri të personave të tjerë, të gjithë pa maska e pa respektuar distancën minimale të sigurisë e këshilluar për të parandaluar shpërndarjen e koronavirus.

Barcellona ka kërkuar të ketë imazhet e telekamerave me cirkuit të mbyllur të lokalit, në mënyrë që të verifikojë vërtetësinë e zërave për të ndëshkuar Semedon. Një histori aspak e bukur, që nëse konfirmohet, mund të përshpejtojë nisjen e lojtarit, që pëlqehet nga Manchester City (shkëmbim me Cancelo), Juventus (në tratativën për Pjanic) e Inter (në operacionin për Lautaro Martinez). Do ti takojë Liga të vendosë nëse lojtari mund të vazhdojë stërvitjet me skuadrën e të marrë pjesë kështu në transfertën e Mallorca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *