• |
ide | kryesore

FOTO/ Në makinën e autorëve të vrasjes në Tiranë gjendet një armë me silenciator

Arkiva, Lajme, Të fundit



Hekuran Billa është viktima e mbrëmjes së sotme, i cili u vra nga një makinë në ecje në zonën e Komunës së Parisit. Ndërkaq vetëm pak minuta më pas një automjet është gjetur i djegur në Pezë të Vogël, ndërsa mendohet se i përket autorëve të atentatit të 40-vjeçarit që u vra mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit.

Pamjet që shihni i përkasin pikërisht makinës së djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët dhe më pas i është vënë flaka. Kujtojmë se ky skenar përdoret shpesh herë nga atentatorët në ngjarje mafioze.

Brenda makinës me targa AA 829 u gjet dhe një armë zjarri e dëmtuar që dyshohet të jetë arma e krimit. Numrat e fundit të targës janë të paidentifikuara. Targat ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tjetër tip ‘Renault’. Gjithashtu është identifikuar edhe lloji i armës së gjetur brenda në makinë e cila është ‘MP5’.



2 Comments

  1. Nje shpellkar e cecen me pak ne tironen qe salihu e ktheu nje shurrtore e hale gjigante,ju shofte fara atij dhe ketyre shpellkareve,dilni tani dhe mbrojini keta kriminele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *