• |
ide | kryesore

Gjyqi i Tahirit/ Ish-ministri mbrojtje prej 138 faqesh. Prokuroria e palëkundur, përfaqësues të SHBA monitorojnë procesin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej 3 orësh vijon seanca gjyqësore në SPAK për ish- ministrin e brendshëm Saimir Tahirin i cili ka paraqitur dhe një mbrojtje voluminoze prej 138 faqesh.

Seanca gjyqësore do të vijojë edhe më tej pasi do të flasin avokati Maksim Haxhia, si dhe ish- drejtori i Policisë Vlorë, Jaeld Çela që është i akuzuar bashk me Saimir Tahirin.

Ndërkohë Prokuroria mbetet e palëkundur në akuzat dhe dënimin për Saimir Tahirin. Procesi ndërkohë monitorohen nga përfaqësues amerikanë nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Më 28 Maj, gjyqi u shty pasi Tahiri nuk ishte njoftuar në mënyrën e duhur. Kujtojmë që gjyqi për Tahirin është shtyrë edhe më herët për shkak të situatës me COVID 19.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.



7 Comments

  1. hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ………….. ua mori prap palloshi ….. i la prap prekgrisur nipçet oj hallo

  2. Lulzim Basha ka nisur të dalë “derë më derë”, nuk po lë lokal, biznes dhe treg ushqimor dhe industrial pa shkelur, duke bërë fushatë të re, me metodë të vjetër. Zoti Basha në fakt, nuk po u sqaron tregëtarëve as marrëveshjen e re me shumicën qeverisëse, as përfitimet që ka PD nga ajo marrëveshje, por thjesht po u tregon në “3D” parajsën që ata do të kenë

    1. ASHTU SI GENJEU PALLOSHI PARA SHTATE VJETESH PO MASHTRON EDHE KY SOT .
      MOS BESONI ME TEK NJEREZ QE VETEM DUAN TJU PERULIN DHE TJU POSHTROJNE.
      LARGIMI I TYRE DUHET BERE SA ME PARE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *