• |
ide | kryesore

Ibrahimovic, fjalë përçmuese për Milan: “Klub pa projekt, nëse rri e bëj për pasion”

-Instant, Sport



Fjalët e tij dëgjohen më qartë e më fort se të të tjerëve. Zlatan Ibrahimovic gjërat nuk i lë kurrë pa i thënë e, edhe në konfrontimin e të mërkurës mes skuadrës dhe administratorit të deleguar Gazidis, që mungonte në Milanello prej 3 muajsh, ka qenë i qartë në shqetësimet e tij mbi Milanin e të tashmes e të ardhmes. Lajmi për marrëveshjen e arritur për pagat – heqje dorë nga muaji prill, që do të shpërndahet më pas gjatë muajve – nuk ka mjaftuar për të fshirë dyshimet e shqetësimet, sidomos përpara një ndeshje si ajo e kthimit të Kupës së Italisë në gjysëmfinalen kundër Juventus.

Të qartë konceptet që Zlatan ka theksuar para shokëve të skuadrës e përpara drejtuesit kuqezi: është një klub pa projekt, nuk është më Milani i dikurshëm. Fraza që ngjajnë me vendim, pavarësisht sigurimeve që është munduar të japë Gazidis mbi strategjitë e klubit, mbi objektivët, mbi dëshirën për të investuar, duke nisur nga stadiumi. Pastaj fraza për të ardhmen e tij, që nuk zhduk dyshimet dhe tregon gjithë pakënaqësinë e suedezit: nëse qendroj është vetëm për pasion.

Në takimin me skuadrën, që zgjati 45′, Gazidis ka prekur edhe temën e trajnerit, duke theksuar se asgjë nuk është vendosur ende. Të gjithë janë nën testim, ai përfshirë. Sfida është e hapur për të gjithë. E ajo e të premtes kundër Juventus është pengesa e parë për të kapërcyer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *