• |
ide | kryesore

Kthehet Kupa e Shqipërisë: Tirana e Kukësi të favorizuara në letër, për Bylis e Vllazninë shansi i fundit

-Instant, F1, Sport



Me kampionatin që e ka marrë tashmë një vijë orientuese për verdiktet sezonale, për skuadrat jashtë objektivave, apo ato që kërkojnë një rrugë të shkurtër, mbërrin të enjten Kupa e Shqipërisë, me raundin çerekfinal. Dy kryesueset e kampionatit Tirana e Kukësi e kanë më të shtruar rrugën, në letër, duke qenë të impenjuara kundër skuadrave të Kategorisë së Parë. Beteja europiane të paparashikueshme për dy sfidat e tjerë, me të katër skuadrat që kanë vendosur gjithcka në lojë në Kupë.

Bardheblutë e kanë të qartë se nuk mund të neglizhojnë asgjë për të mos patur fatin e Partizanit kur të zbresin në fushë kundër Besëlidhjes. Egbo kërkon të ruajë pathyeshmërinë në drejtimin e kryeqytetasve, në kohën kur edhe pas pandemisë e ka nisur rrugëtimin me dy fitore. Nuk ka dy pa tre, thuhet dhe nigeriani i pankinës kërkon ta legjitimojë, duke menduar edhe një lloj freskie të skuadrës, që është thirrur në cështje të luajë cdo katër ditë. Kthehen të disponueshëm Torassa e Hoxhallari dhe për Tiranën është mjaftueshëm për të patur garanci.

Garanci që në fakt i kërkon edhe Shehi tek Kukësi, pas dy fitoresh radhazi, e sidomos atë tepër të rëndësishme me Partizanin. Blutë duan të aplikojnë turnover kundër Apolonisë, me lojtarët që kanë patur më pak minuta gjatë rifillimit, por pa e humbur boshtin e skuadrës në Loni Papuciu.

Teuta, pas humbjes në Ballsh, shkon në Shkodër për tu ndeshur me një Vllaznia, me ndryshim timoni teknik e me jo pak problem. Kuqeblutë megjithatë e kanë shpallur Kupën, në prezantimin e Dedjes, si objektiv thelbësor, në kohën kur kampionati nuk i jep shumë dorë. Martini kthehet në vendlindje me dëshirën për ti shkuar në fund një trofeu që do ti jepte me shumë mundësi viston e rinovimit.

Luan gjithcka për gjithcka edhe Bylis, që pasi gjeti fitoren e parë për 2020 në kampionat, kërkon të shfrytëzojë Adush Mucën për ti krijuar problemet Skënderbeut impresionues të Ilir Dajës. Korcarët e duan trofeun, për prestigj e domosdoshmëri, edhe pse vendi i tretë në Superiore i lejon të kenë marzh gabimi, gjë për të cilën nuk bëhet fjalë tek Bylis, që e kanë dritaren e vetme për të parë nga Europa…

ÇEREKFINALET
Tirana-Besëlidhja 17:00
Vllaznia-Teuta 17:00
Apolonia-Kukësi 17:00
Bylisi-Skënderbeu 17:00



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *