• |
ide | kryesore

Loja me video/ Kush gënjen për paketën e tretë, Rama apo Basha?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një lojë me video ka nisur prej dy ditësh lidhur me faktin nëse kryeministri Rama ka propozuar një paketë të tretë ndihme për të prekurit nga kriza e Covid 19.

Opozita ka publikuar dje dy video të montuara me njëra tjetrën ku kryeministri dëgjohet së pari të premtojë një paketë të tretë në 20-25 maj, dhe pastaj, kur kjo datë ka kaluar, ai e mohon atë me gojën plot në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut (poshte).

Pra, sipas kësaj videoje të parë të publikuar nga PD, shefi i qeverisë është thjështë një mashtrues që nuk i mban premtimet që bën, ose per arsye se arka e shtetit nuk ka më para, ose se ai i do ato që kanë mbetur për ti shërbyer oligarkëve.

Që, dje makineria e propagandës së rilindjes u vu në lëvizje edhe për ta përgënjeshtruar këtë video edhe për ta ndaluar shpërndarjen e saj përmes kompanisë shqiptare të regjistruar në Gjermani, Akromax.

Dukej se mosrealizimi i një pakete të tretë ndërkohë që shumë shqiptarë kanë dalë të raskapitur financiarisht nga pandemia, i digjte shumë pushtetit.

Pikërisht për këtë kryeministria iu përgjigj PD-së me një video të dytë. Në të pretendohet se fjalitë e Ramës janë cunguar, se ato janë nxjerrë nga konteksti, se ai nuk paskësh premtuar domosdoshmërisht, një paketë të tretë, por vetëm në rastet kur kjo do të ishte e nevojshme, pra nëse njerëzit vazhdonin të mbeteshin pa punë (shiko videon poshtë ku brenda përgënjeshtrimit të Ramës gjendet edhe versioni i PD). 

Në fakt videoja e mësipërme na jep një situatë më të plotë. Eshtë e vërtetë që në publikimin e saj, PD e ka thjeshtëzuar ekstremisht realitetin. Ajo ka shkëputur fjalë për të arritur në konkluzionin: Rama premtoi dhe nuk e mbajti premtimin.

Por e vërteta është pak më ndryshe, sepse fjalia e kryeministrit në 13 prill është pak më e përbërë. Ai vërtet ka premtuar një paketë të tretë në mes të prillit, megjithëatë këtij premtimi i ka shtuar edhe një POR.

Pra, ka shtuar se kjo paketë e tretë do të jepej vetëm nëse ishte e nevojshme dhe nëse do të duheshin të ndihmoheshin njerëz që kanë humbur punën.

Po a ka të tillë sot në Shqipëri, të cilët do të kishin të nevojshme atë që Rama u premtoi që në prill?

Natyrisht që ka shumë njerëz që kanë mbetur pa punë.  Vetëm qeveria ka numëruar 70 mijë persona që kanë humbur pagën nga pandemia. Mengjithëse një pjesë e tyre kanë rifilluar, ata që kanë humbur pagën janë sërish shumë.

Një studim i fundit i Bankës Botërore flet për mundësinë që 38% e pagamarrësve ta humbin rrogën e tyre si rezultat i krizës ekonomike që pason pandeminë. Sidomos shumë vende do të humben në insustrinë fasone që ka përgjysmuar eksportet dhe në atë të turizmit për shkak të masave të distancimit social.

Pra pyetja e thjeshtë është? Për këta mijra qytetarë që do të mbeten pa punë, a do të duhej paketa e tretë që kryeministri ka premtuar? Gjithkush e ka të lehtë ta kuptojë përgjigjen. Rama ka gënjyer.

E vetmja alibi ku ai mbrohet qëndron në faktin se kjo gënjeshtër nuk është aq e thjeshtë sa në videon që ka prodhuar PD (Pra se kryeministri tha një gjë dhe se mbajti fjalën), por pak më e koklavitur: “Rama premtoi se do i ndihmonte njerëzit që mbeteshin pa punë për shkak të Covid 19 dhe tani nuk është në gjendje ta realizojë këtë”. Prandaj nuk ka dhe paketë të tretë.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Eshte me e thjeshte, te gjitha vendet europiane nga Italia, Greqia e Gjermania kane afruar biznesit nje pakete te trete, tek ne vetem ndihme sociale per punetoret. Per biznesin asgje vetem kredi nga bankat.
    Nuk eshte ky biznes qe do mbaje njerezit ne pune. Deri tani jane 120.000 te papune deri ne fund vitit mbi 200.000 do shkoje. Genjeshtar serial Rama.

  2. Edhe këtu del dikush për ta realativizuar gënjeshtrën e Ramës, duke aluduar se po gënjen edhe opozita.
    Rama paska shtuar pas premtimit edhe fjalët : Por nëse……..
    Por …… a nuk e kemi dëgjuar Ramën që të bëjë ate humorin e trashë e banal, se si do të quheshte halla po të kishte…….. ?
    A mos një Bushat e ka ndruar mendjen për “performancën” e qeverisë Rama, pasi një Bushat tjetër e ka quajtur ate 10 herë më të mirë se ate të Gjermanisë e 50 herë më të mirë se ate të Italisë ?

  3. Po ti je nona e genjeshtres ,ti ke genjyer aq shume sa ske pir uje ,e ku ka pare shqiperia ndonje soj te tille qe nga llapa e gojes nga mengjesi e deri ne darke vetem rrena thua,e pse duhet te njesohet Basha me kete gajdhur,Basha nuk eshte kryeminister qe te japi pagen e trete eshte ky ,qe mos qofte qe del me ze dhe figure dhe genjen .

  4. Lulzim Basha ka nisur të dalë “derë më derë”, nuk po lë lokal, biznes dhe treg ushqimor dhe industrial pa shkelur, duke bërë fushatë të re, me metodë të vjetër. Zoti Basha në fakt, nuk po u sqaron tregëtarëve as marrëveshjen e re me shumicën qeverisëse, as përfitimet që ka PD nga ajo marrëveshje, por thjesht po u tregon në “3D” parajsën që ata do të kenë

    1. Po të plaçin sytë o miop !
      Po pse more ku i ke sytë e nuk sheh se ku e ka katandisur Shqipërinë ky psikopat dy metrosh, e qenke në hall të madh që Basha po bën fushatë kur bisedon me hallexhitë që nuk kanë me çfarë ti ushejnë kalamajtë ?
      Që tani e paske shitur votën për pesë mijë lekë vetë sa për të thithur kokainë ?

  5. Problemi eshte me i thjeshte se sa duket, ose se sa e bejne dhe shtrohet ne kete menyre:
    A eshte rritur numri i te papuneve gjate kesaj periudhe?
    A ka me teper te varfer ose a eshte rritur numri te varferve gjate kesaj periudhe?
    Nese dy pyetjet e para kane pergjigje negative, atehere pse u moren 650 milione euro kredi?

  6. Lulzim Basha ka nisur të dalë “derë më derë”, nuk po lë lokal, biznes dhe treg ushqimor dhe industrial pa shkelur, duke bërë fushatë të re, me metodë të vjetër. Zoti Basha në fakt, nuk po u sqaron tregëtarëve as marrëveshjen e re me shumicën qeverisëse, as përfitimet që ka PD nga ajo marrëveshje, por thjesht po u tregon në “3D” parajsën që ata do të kenë,gjithologet e lapsit ne cdo fushe

  7. S’ka mundesi te aktrosh kaq bukur me genjeshtra dhe te jesh kryeminister.Ky ja ka kaluar dhe atij qe donte te shiste sahatin e Tiranes.

  8. Presidenti i Kosovës dhe pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

    Ky eshte nje provokim i hapur per Sali Berishen nga ana e Lulzim Bashes, pas presidenti aktual i Kosoves Hashim Thaçia ka leshuar akuza te renda ndaj ish kreut demokrat.

    Nder te tjera e Thaçi e ka akuzuar Berishen si njeriun qe tere jeten e tij ia ka kushtuar sherbimit ndaj Serbise, duke thyer embargon e naftes dhe duke furnizuar me arme Miloshevicin.

  9. Kjo pasi në një takim me kreun e PD Lulzim Basha, ai ka thënë se nuk e ka marrë pagën e luftës për punëtorët e tij, por në listën e publikuar nga Rama del se ata e kanë marrë të gjithë, konkretisht 13 punonjës e kanë marrë më datë 15 maj dhe 109 të tjerë më datë 8 qershor.

    I shqetësuar, pronari i fasonerisë thotë se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kohës dhe është futur në një kontekst të gabuar për t’i prishur imazhin.

  10. Reaksioni i PD dhe LSI ndaj kësaj nisme, tregon se Partia Demokratike dhe LSI, kanë qenë të vetëdijshme se mos-depolitizimi i komisioneve është e vetmja armë që ata të vjedhin votat e partive të vogla dhe të shkatërrojnë çdo prurje të partive të reja në sistem dhe ruajtja e koalicioneve parazgjedhore, është e vetmja alibi që në listë të futen elementë kriminalë, me alibinë që janë të partive të vogla.

    Kërcënimet dhe shantazhet në adresë të deputetëve të mos firmosin nismën ligjore, tregojnë se PD dhe LSI, u investuan jo vetëm thjeshtë për mos ndryshimin e statukuosë, por janë gati të humbasin pushtetin e të lënë Edi Ramën kryeministër, vetëm të mos formohet opozitë e re, që t’u marrë “pushtetin” e opozitës.

  11. Me propaganden e komenteve te fundit, te nje dore, duket qarte agonia e pushtetit, e mbrojtja qe mundohen zorraxhinjte ti bejne mashtruesit Rama, e partise se qelbesirave qe perfaqesojne..Duket qe realiteti i genjeshtrave te krye genjeshtarit u djek edhe ketyre kaloresve te komenteve pro sektit hipokrit.. Te mos e pranosh genjeshtren, kur po ta dokumentojne me ze e figure, e ne daten qe ka genjyer, eshte mashtrimi, e hipokrizia e kultivuar tek vete Rama, e qe ka infektuar te tere vartesit e rraces se tije.Nuk e vlen qe te diskutohet se genjeu Rama, apo Basha, kjo eshte per te nxitur dualizmin, problemi eshte qe Rama, me mashtrime erdhi ne pushtet, e me mashtrime ka mbajtur pushtetitn, pa realizuar as 5 perqind te premtimeve galopante te mashtrimit, Por, cte bejme,, keshtu eshte ky popull, qe genjehet, mashtrohet, sergjynoset, vetem per frymen e jetes, e kete ky pushtet po e shfrytezon per mrekulli, duke e mbushur me propagande mashtruese te origjines se tyre.

  12. Dihet qe partija e shpellarve vetem genjen ,vjedh,vret dhe kerkon pushtet ne tavoline Pushteti merret me vota jo me zjarr e djegje institucionesh..Kjo eshte veytm mendesi shpellaresh dhe ish sigurimsash si dhe e sekretarit Partise te spitalit ,Sali Ram Karaxhic dhe nja 20 vjet ska pushtet per shpellaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *