• |
ide | kryesore

Milan, intrigë merkato me menaxherin shqiptar: kontakte me Ramadanin për sulmuesin serb

-Instant, Sport



Një Milan me influencë të fortë sllave po merr gjithnjë e më shumë formë për sezonin e ardhshëm, duke nisur nga e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic. Një nga pikat fikse do të jetë Ante Rebic, me apo pa teknikun Rangnick, me sulmuesin kroat që ka konfirmuar dëshirën për të qendruar me kuqezinjtë edhe për kampionatin e ardhshëm. Menaxheri i tij, shqiptari Fali Ramadani ka folur me shoqërinë edhe për Luka Jovic të Real Madrid, që mbetet një objektiv i Milan. Po studiohet formula, edhe pse problemi mbetet pagesa.

Rebic, në huazim dyvjecar nga Eintracht Frankfurt, do të qendrojë pa probleme tek Milan edhe në sezonin e ardhshëm e në strategjitë e merkatos, që filtrojnë nga selia kuqezi, është dëshira për të rindërtuar dyshen e sulmit me Jovic që bënë aq mirë në radhët e Frankfurt.

Sulmuesi serb nuk e ka bindur Real Madrid pavarsisht investimit të madh për të. Sjelljet e fundit gjatë ndalesës për shkak të Koronavirus, kanë bërë që Blancos të insistojnë për ta larguar. Shifrat janë të rëndësishme, por Milan po studion një zgjidhje që mund të bindë Real: huazim dy vjecar me të drejtë, e jo detyrim, blerje. Problemi mbetet pagesa shumë e lartë e serbit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *