• |
ide | kryesore

“Jemi më mirë se Gjermania”/ Rilindasit e kanë humbur, ça thotë Rama s’thotë Bushati (videot)

Arkiva



Në orkestrën e rilindjes kanë filluar ti bien njëri gozhdës tjetri patkoit. Nëse për shumë vite, gjatë kohës së opozitës, lajtotivi i socialistëve ishte tallja e Berishës që e krahasonte Shqipërinë me Gjermaninë edhe pasardhësit e tij nuk janë imunë nga ky virus i fund pushtetit. Por disa e thonë me zë të lartë disa e lënë të kuptohet.

Në një debat me gazetarë në Open kur po rendiste “sukseset” e qeverisë së tij, Rama u ironizua se po sillej njësoj si Saliu i cili e krahasonte vendin me Gjermaninë.

‘Jo, jo unë nuk e kam thënë kurrë këtë” këmbënguli i bindur kryeministri ashtu sikurse duket qartë edhe në videon poshtë.

Por nuk kaluan as dy ditë nga e hëna në të premte dhe një deputet i PS nuk nguroi të thotë frazën magjike: “Shqipëria është 10 herë më mirë sesa Gjerania dhe 50 herë më mirë se Italia” tha Ervin Bushati në një debat në ABC.

Natyrisht krahasimi me Gjermaninë, për të cilin patentën e ka Berisha, bën të qeshë hidhur secilin do shqiptar. Në fund të qeverisjes gënjejnë të gjithë njësoj. Por e keqja me rilindasit është se ata nuk janë as të kordinuar në mashtrim.

©Lapsi.al

https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/vb.536937076421721/294180021715995/?type=2&theater



2 Comments

  1. Boooo bo qar plerash more aman performanca e qeveris me gerdallen drogmen ne krye te saj na qenka 10 her me e mir se qeveria e Gjermanis?????????????????????????????????????????

  2. Po më
    E mata vete dje në drekë !
    Sukthi doli 33.7 here me mire se Stockholmi !
    Kurse Burreli sot në mjes më rezultoi 114 herë më mirë se Brukseli !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *