• |
ide | kryesore

Nga tentativë për vrasje tek droga/ OFL i kërkon llogari për pasurinë tre personave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Tiranë e Vlorë, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre personave.

Mësohet se formulari i është dërguar: Orgest Ballës, Endrit Qyqjas dhe Geno Lenas.

Orgest Balla, banues në Tiranë, ka qenë i  dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Endrit Qyqja banues në Tiranë, rezulton i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Geno Lena, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të tre këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

OFL, 11 qershor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Orgest Balla, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Endrit Qyqja., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim;

Geno Lena., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.



3 Comments

  1. Keta jane bere shume qesharak. Po mundohen te na hedhin hi syve publikisht. Te na thone te pakten cfare i kane sekuestruar apo konfiskuar ketyte recidivisteve shumica e krimeve ordinere. Apo ne kete menyre po ia u pastrojne dosjen me gjithe pasurine. Ahh diku do bejne do nje shembull per satistik, por me pas nje ankim i thjesht ne gjykate ia u kthen pronen shume shpejt. Rendesi ka qe “the show must go on”.

  2. Lulzim Basha ka nisur të dalë “derë më derë”, nuk po lë lokal, biznes dhe treg ushqimor dhe industrial pa shkelur, duke bërë fushatë të re, me metodë të vjetër. Zoti Basha në fakt, nuk po u sqaron tregëtarëve as marrëveshjen e re me shumicën qeverisëse, as përfitimet që ka PD nga ajo marrëveshje, por thjesht po u tregon në “3D” parajsën që ata do të kenë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *