• |
ide | kryesore

Një fanellë e dedikuar kundër racizmit: ja si zbriti në fushë Eintracht

-Instant, Sport



Edhe Eintracht Frankfurt zbret në fushë kundër racizmit e në gjysëmfinalen e Kupës së Gjermanisë në shtëpinë e Bayern Mynih lojtarët kanë zbritur në fushë me një fanellë me shkrimin “blacklivesmatter”. Bayern kishte veshur një fanellë të ngjashme javën e kaluar në Bundesliga, por vetëm gjatë nxemjes përpara ndeshjes.

“Eintracht Frankfurt është i bashkuar kundër cdo forme racizmi e duam ta tregojmë publikisht sot”, ka deklaruar drejtori i klubit Fredi Bobic përpara fillimit të takimit. Nga momenti kur nisën protestat në Shtetet e Bashkuara e në botë, në homazh të George Floyd, afroamerikanit të vrarë në fund të majit nga një polic në Minneapolis, lojtarë të ndryshëm e skuadra të kampionatit gjerman kanë shprehur solidaritetin e tyre dhe pozicionimin kundër racizmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *