• |
ide | kryesore

Shpërthim në Tiranë, i hedhin lëndën plasëse lokalit pranë ish-Bllokut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës afër ish-Bllokut, tek Rruga ”Dëshmorët e 4 shkurtit” në Tiranë.

Një lokali në katin e parë të një pallati i është hedhur afër lëndë plasëse e cila ka shpërthyer në orën 03:30.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale teksa Policia po heton këtë ngjarje.

Çfarë thotë policia 

Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *