• |
ide | kryesore

Vittorio Sgarbi: “Unë miku i Ramës që e kundërshtova për shembjen e teatrit”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kritiku italian Vittorio Sgarbi, mik i kryeministrit Rama dhe që e ka mbrojtur atë edhe për rënimin e stadiumit Qemal Stafa ka deklaruar se ka qenë kundër shembjes së Teatrit. “ Unë kam qenë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Unë i kam thënë mikut tim, Edi Rama që të mos e shembë. Ai nuk më dëgjoi de bëri atë që deshi. Unë thashë që të mbahej si muze dhe të restaurohej ”- tha Sgarbi në Open në Top Channel.

Profil / Cila është vajza shqiptare e Vitorio Sgarbit që u shfaq në krah të Ramës

“Ai teatër ishte i thjeshtë me arkitekturë fashiste. Unë nuk dua të futem në debatet politike, por mendoj se mund të mbahej si muze. Kur pyeta për herë të fundit më thanë se ishte shembur. Me thanë se ishte shembur sepse nuk ishte funksional si teatër. Mund të mbahej si muze”- tha Sgarbi i cili njihet edhe në vendin e tij si një fanatik i mbrojtjes së trashigimisë.

©Lapsi.al

Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit



5 Comments

  1. Na çat trapin ne kete Skrapin. Kaq e mbaruar si shoqeri paskeki qen sa te degjojm lajthitjet e nje pensionisti qe del neper tv per hesap te xhepit te tij pervers

  2. Presidenti i Kosovës dhe pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

    Ky eshte nje provokim i hapur per Sali Berishen nga ana e Lulzim Bashes, pas presidenti aktual i Kosoves Hashim Thaçia ka leshuar akuza te renda ndaj ish kreut demokrat.

    Nder te tjera e Thaçi e ka akuzuar Berishen si njeriun qe tere jeten e tij ia ka kushtuar sherbimit ndaj Serbise, duke thyer embargon e naftes dhe duke furnizuar me arme Miloshevicin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *