• |
ide | kryesore

Zbulohet një baba tjetër për Marcus Rashford, ish-lojtari i kombëtares ganeze: “Është im bir dhe ai e di”

-Instant, Sport



Marcus Rashford është vënë në qendër të vëmendjes, për arsyen që nuk do të donte kurrë. Nga Ghana, ka mbërritur një deklaratë të destinuar të trondisë jetën e qendërsulmuesit të skuadrës së Solskjaer. Protagonisti është ish-lojtari i kombëtares ghaneze Michael Boye Marquaye, që ka shpjeguar… se është i ati i futbollistit.

E gjitha kjo në një intervistë për Starr FM, në të cilën 75 vjecari ka shpjeguar se sulmuesi i United e di shumë mirë origjinën e tij. E kështu, sipas tij, nuk është djali i xhamajkanit Joseph Rashford, por i Boye Marquaye. “Rashford është djali im e ai e di, edhe pse nuk shihemi prej vitesh. Në fillim ishte i nervozuar, sepse mendonte se e kisha braktisur, por nuk ndodhi kështu. Tani shumë do të më kërkojnë pas këtij lajmi, por nuk jam tipi që i bën këto gjëra për para ose sepse kërkon të bëhet i famshëm. Dua vetëm ti bëj gjërat e qarta e ti tregoj botës se Marcus Rashford ka origjinë ghaneze”.

Një lajm i vecantë, që nuk mund të mos krijojë dyshime. Boye Marquaye nxehet kur insinuohet se mund të jetë cështje parash. “Askush nuk duhet të marrë lehtë raportin e lidhjes mes një babai e një biri. Dashuria ime për të nuk do të mbarojë kurrë. Objektivi im kryesor është ta mbroj. Do nervozohesha nëse dikush do të vinte tek unë duke sugjeruar të kërkoj para. Nuk kam nevojë për para, por për dashuri, drejtësi e të vërtetën. Që Zoti ju bekoftë”. Kushedi si do ta ketë marrë Rashford…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *