• |
ide | kryesore

Basha tek fermerët e Beratit: Karantina iu ka shkaktuar një dëm të madh, ne kemi plan të detajuar për t’i nxjerrë nga kriza

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të premte takime me fermerët në Berat, ku ka dëgjuar shqetësimet dhe vështirësitë me të cilat ata përballen çdo ditë.

Sipas Bashës, pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg.


Statusi i Bashës:

Në Berat takova dhjetra fermerë që më treguan për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që përballen çdo ditë.

Janë familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg. Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën.

Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit.

Asnjë subvencion për produktet e tyre, ndërkohë që çmimet janë rritur e nafta është më e shtrenjta në rajon.

RAMAVIRUSI nuk mund t’i mbulojë dështimet e tij fatale për bujqësinë me gënjeshtrat e dala boje.

Ne kemi një plan të detajuar për ta nxjerrë bujqësinë nga kriza e për ta shndërruar në një sektor fitimprurës për fermerët dhe vendin.

Do ta nisim me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas.

Bashkë do t’i japim shqiptarëve një qeveri normale që garanton shanse të barabarta për ta dhe normalitet e punësim.

7 Comments

  1. Po ca plan kari k e ti o bole, po e gjithe bota eshte futur ne karantine mer bole, je i vetmi ne bote qe del e ben propagande kunder karantines.
    Po si mund ti bosh ketij populli qe eshte kar nga vetvetja tja shtosh edhe me shume karllikun duke i bere propagande te tille. Po ti je per te te zene virusi edhe te te lesh aty pa te prek njeri.

  2. Lulzim Basha mbush 46 vjeç, ka lindur në të njejtën ditë me themelimin,shpellkare e cecene urojeni kete loqen lulush

  3. Bravo ,brave ju te punesuarit e bodrumeve te kryeministri se , te pakten arsyetoni me fakte dhe jo te perdorni fjalor rrugacesh , keshtu nuk u beson njeri e beheni qesharak , lerini dallimet e fyeriet midis krahinave e opozites . Jam i sigurt se ne familjen tuaje osé ne fisin tuaje ka opozitare Prandaje kur shani te tjeret keni share edhe njerezit tuaje si vellezer , motra , kushurinje , krushqi. shoke e miq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu