• |
ide | kryesore

Beyonce, kontrata miliona dollarëshe me Disney

-Instant, Paparazzi, Slider



Sipas The Sun, ka zëra që Beyonce (e cila më herët ka bërë rolin e Nala-s tek “The Lion King”), tani është në bisedime e sipër me Disney-n për të siguruar një marrëveshje prej 100 milionë dollarësh.

Beyonce është shndërruar në një nga “lojtaret” më të mëdha të botës së Disney-it dhe imazhi i saj është perfekt për markën, prandaj këta të fundit do t’i plotësonin me qejf çdo dëshirë të këngëtares. Thuhet se projekti i radhës që përfshin Beyonce-n është kolona zanore e Black Panther dhe dy filma të tjerë. Eshtë ende e paqartë për çfarë bëjnë fjalë dy filmat e tjerë apo se cili do të jetë roli i saj.

Tani për tani, është ende herët për detaje, sepse Beyonce dhe Disney po flasin për bizness.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *