• |
ide | kryesore

Boksierja Virginia Fusch pozitive në doping: Ishte faji i marrëdhënieve intime

-Instant, Paparazzi, Slider



Boksierja e ekipit olimpik amerikan Virginia Fusch nuk do të përballet me asnjë ndëshkim edhe pse rezultoi pozitive në testin e dopingut .

Shoqata kundër dopingut përcaktoi se shkelja ishte shkaktuar nga dy substanca të transmetuara nga i dashuri i saj përmes seksit. USADA njoftoi vendimin e saj ditën e djeshme duke e ‘pastruar’  32 vjeçaren Fusch  e cila synonte të kualifikohej në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e ardhshëm në kategorinë e peshave të lehta. Fuchs mësoi në mars se ajo kishte testuar pozitive për dy substanca të ndaluara gjatë një testi në shkurt. Ndërsa gjatë hetimeve USADA mësoi se partneri i Fusch kishte qënë duke marrë produkte që përfshiheshin dy substancat e ndaluara dhe ja kishte transmetuar asaj përmes marrëdhënieve seksuale.

‘Ky ishte një mësim i shkëlqyer për mua dhe tani që gjithçka u vërtetua unë jam plotësisht e përqëndruar në përgatitjet për në Tokio’ shkroi Virgina Fuchs në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *