• |
ide | kryesore

Chelsea spastron radhët: tetë lojtarë nxirren në shitje

-Instant, Sport



Në Stamford Bridge hapet supermarketi më i madh i lojtarëve. Pikërisht kështu, sepse Blues kanë nxjerrë në shitje tetë lojtarë të skuadrës së tyre, të konsiderueshëm jo të domosdoshëm për teknikun Lampard. Në fakt, Ziyech është blerë tashmë. Fare pranë konkludimit është edhe Werner. Për më tepër Lampard dëshiron të ketë Chilëell, majtoshi i Leicester e Havertz, fantazisti gjerman i Bayer Leverkusen.

Chelsea duket se është kthyer në kohët e bukura, por për një merkato faraonike të këtij lloji ka nevojë të arkëtojë. Vetëm se thesari është i garantuar, sipas “Daily Mail”, nga largimi i 8 futbollistëve, mes tyre edhe Jorginho, një prej të paktëve që ka një vlerë të lartë (rreth 50 milionë). Juventus është gjithnjë e kujdeshme dhe vazhgdon të provojë ndjenjat e londinezëve duke përfshirë Douglas Costa në tratativë edhe pse blues, në këtë moment, preferojnë paratë në vend të shkëmbimeve.

Mes atyre që me shumë mundësi do të largohen, përvec ish-napoletanit të preferuar nga Sarri, janë edhe dy lojtarë në skadencë kontrate, Pedro e Willian, por edhe Kanté, për të cilin insiston Psg, që do të garantonte një bazë të fortë ekonomike Blues. Pranë lamtumirës janë edhe Emerson Palmieri e Marcos Alonso (që do të zëvendësohet nga Chilëell), Barkley e Batshuayi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *