• |
ide | kryesore

Fullani: Ekonomia shqiptare kaloi fazën e krizës, asnjë bankë nuk falimentoi

-Instant, Arkiva, Lajme



Borxhi prej 650 mln eurosh që ka marrë Shqipëria përmes Eurobondit, për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i ka shërbyer shumë ekonomisë në vend.

Në një intervistë për Ora News, Fullani thotë se ekonomia shqiptare e ka kaluar mirë krizën e shkaktuar nga pandemia në krahasim me shtete të tjera rajonale.

Ai shprehet se asnjë nga bankat të të gjitha niveleve dhe asnjë kompani e rëndësishme nuk ka falimentuar gjatë kësaj periudhe.

I ka shërbyer ekonomisë. Tashmë unë e shoh si rutinë pasi vendi është shumë më ndryshe nga eurobondi i parë. Ekonomia kaloi fazën e vetë të gjatë të krizës. Ne dolëm pas asnjë gërvishtje nga kriza në ndryshim me disa vende të ballkanit dhe të Europës. Nuk kemi patur asnjë mbyllje, falimentim banke apo kompani të rëndësishme. U ftuan investitorë të huaj për të bërë investime kapitale dhe investimet  e huaja direkte u shtuan sidomos ato në infrastrukturë dhe në punësimin afatgjatë. Situata është më ndryshe. Sistemi bankar është më solid. Në të njëjtën kohë edhe stabiliteti financiar është më i fortë. Është i aftë për të marrë borxhe të reja. Koha ishte mjaft e mirë për të marrë borxh.” 

Ish guvernatori pranoi se pandemia do të lërë gjurmë të thella në ekonominë e vendit, ndaj Fullani thotë se zgjidhja më e mirë për të adresuar këto pasoja duhet bërë reformë në sistemin ekonomik.

Për rastin konkret një investim në hidrocentrale është i mirë por ka dhe projekte të tjera që qeveria i ka në xhepin e vetë ose do t’i vendos së shpejti. Pandemia do të lërë gjurmë të thella në ekonomitë botërore. Në vendet e vogla ka shumë gjasa të ketë pasoja më të rënda. Është e rëndësishme rishikimi i modelit ekonomik. Dy partitë e mëdha të shohin mundësinë e një reforme strukturore ekonomike. Gjatë kësaj periudhe 5-6 vjeçare. Pas pandemisë do të na dalin sfida të reja. Ne duhet të përfitojmë nga ky moment, jo vetëm prej Eurobondit, po në përgjithësi për ta bërë vendin më atraktiv në mënyrë që jo vetëm t’i bëjmë ballë krizave të ardhshme por të jemi të aftë të bëjmë ballë problemeve të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. ” – u shpreh Fullani.



2 Comments

  1. Lulzim Basha mbush 46 vjeç, ka lindur në të njejtën ditë me themelimin e partise socialiste,fat te madh ke o lulush,salihu e kishte me enverin

  2. O fullhan a e fshin akoma bythen me euro cuni ?A e mesoi me ne fund qe nuk janw letra higjenike? Po hotel dajtit sa i ka shku metri kub dhe katror? O robqira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *