• |
ide | kryesore

I dënuar me burgim të përjetshëm, si u lirua me kusht 40-vjeçari që u vra te “Komuna e Parisit”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Hekuran Billa, 40-vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme në Tiranë ishte liruar me kush nga burgu vetëm një vit më parë, më 22 shkurt 2019.

Kërkesën e tij dhe vendimin e marrë nga Gjykata e Krujës për ta liruar me kusht Billën pavarësisht se ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe më pas ishte ekstraduar në Shqipëri.

Argumenti që ka përdorur gjykata për ta liruar është sjellja e mirë e tij gjatë vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

“Perspektiva e riintegrimit të tij në shoqëri është e konsiderueshme”, thuhet ndër të tjera në vendimin e lirimit me kusht, të publikuar nga news 24.

VENDIMI I GJYKATËS PËR HEKURAN BILLËN
Vendimi i huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa, i dtl.14. 09.1980, lindur në Kukës dhe banues në Domje Tiranë, i dënuar per veprat penale “Vrasje”; “Vrasje” mbetur ne tentative dy herë ; si dhe “Plagosja me dashje për të shaktuar lëndim të rëndë trupor”; vepra penale të cilat korespondojnë me veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal të Republikës së Shqipërisë. Caktimin e dënimit me burgim të përjetshëm, për shtetasin shqiptar Hekuran Billa. Vuajtja e denimit per te denuarin Hekuran Billa, te filloje më datë 15.11.2007.



4 Comments

  1. Po si mund te lirohet nje qe eshte denuar me perjete, kujt po i plas kari si eshte sjelle ne burg apo te tjera e te tjera. Keto gjygjtaret duhen te varen ne shesh. Imagjino ca mund te ket bere ajo gjate viteve si gjygjare.

  2. Jane bere ustallare-zagaret gjyqtare-ju marrin eurot me mijra i leshojne ,i lene te lire,duke e ditur qe me te dale jashte keta do kalojne ne boten tjeter se nuk te le njeri sot -hak pa marre dhe gjak pa lare -thote populli dhe ben me njehere -vetgjyqesi-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *