• |
ide | kryesore

Italia rinis nga Allianz Stadium: Juve-Milan, ndeshja e shpresës

-Instant, F1, Sport



Futbolli italian ishte ndalur me Sassuolo-Brescia në 9 mars. Rifillon sot me Juventus-Milan, gjysëmfinalja e kthimit të Kupës së Italisë. Pas dicka më shumë se tre muajsh mungesë, futbolli italian rifillon me modalitetet e reja të adaptuara për shkak të emergjencës. Së pari me dyer të mbyllura, që krijojnë efektin që zbrazëtisë që nuk i ngjan fare futbollit që njohim.

Do të ndryshojë edhe loja. Tre muaj pa ndeshje do të ndihen sidomos nga ana atletike e pastaj edhe pesë zëvendësimet, me maksimumi tre ndalesa gjatë ndeshjes, përvec pushimit, nuk mund vecse të sjellin avantazhe atyre që kanë organikën më të pasur (e në këtë rast peshorja anon nga skuadra e shtëpisë).

Lojtarëve, për shkak të ngarkesës fizike të këtyre ditëve, do ti evitohet kalimi në shtesë, në rast se rezultati do të jetë i njëjtë me ndeshjen e parë (1-1) pas 90 minutave, e do të shkohet direkt tek penalltitë. Natyrisht do të jenë edhe cështjet e fushës. Sarri duhet ti ketë gjetur një zgjidhje për ngërcet që skuadra e tij ka shfaqur në ndeshje e Champions kundër Lyon përpara lockdoën.

Në njëjrën anë tredhëmbëshi Douglas Costa-Dybala-Cr7, ndërsa në anën tjetër një Rebic i thirrur në cështje të mbajë peshën e sulmit në 4-2-3-1 të Pioli, duke parë mungesën e Ibrahimovic. Për Sarrin një dalje nga Kupa Italia do të përjetohej, nga një ambjent që nuk e pranoi kurrë plotësisht, si një tjetër provë e një sezoni pak ekzaltues. Për Piolin kalimi i raundit, mund të kontribuojë për të vënë në vështirësi drejtuesit e tij që kanë gati zëvendësuesin gjerman.

JUVENTUS 4-3-3

77 BUFFON
13 DANILO
19 BONUCCI
4 DE LIGT
12 ALEX SANDRO
30 BENTANCUR
5 PJANIC
14 MATUIDI
11 DOUGLAS COSTA
10 DYBALA
7 RONALDO

MILAN 4-2-3-1

DONNARUMMA 99
CONTI 12
KJAER 24
ROMAGNOLI 13
CALABRIA 2
KESSIE 79
BENNACER 4
PAQUETA’ 39
CALHANOGLU 10
BONAVENTURA 5
REBIC 18



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *