• |
ide | kryesore

KED pas largimit të Dvoranit/ Kush e merr drejtimin deri në fund të vitit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Largimi i Ardian Dvoranit lë boshllëqe në dy institucione shumë të rëndësishme të drejtësisë, si Gjykata e Lartë, që mbetet me 3 anëtarë dhe KED, që tashmë do të drejtohet nga zv.kryetarja Vitore Tusha.

Sipas ligjit nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në nenin 227 të tij parashikohet se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është zëvendëskryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e kryetarit, në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”. Kështu, sipas këtij përcaktimi, Vitore Tusha do të drejtojë KED-in deri në fund të këtij viti, kur do të zgjidhet kryetari i ri. Ndërsa për Gjykatën e Lartë, aktualisht janë vetëm 3 anëtarë, Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, që do të kandidojnë për të marrë drejtimin e kësaj Gjykate.

Gjithashtu, gjatë këtij viti pritet që në këtë Gjykatë të shtohen anëtarët, por do të përzgjidhen vetëm pasi të kenë kaluar procesin e vetingut në Shkallën e Parë.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve në Parlament, deputetët e Partisë Socialiste kërkuan një ritëm më të lartë nga kryetarja e KLGJ, Nureda Llagani, në drejtim të plotësimit të vakancave të Gjykatës së Lartë, pasi plotësimi i saj lidhet edhe me procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Pritet që brenda këtij viti të kemi edhe të paktën 5 emra të rinj për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë.



3 Comments

  1. Lulzim Basha mbush 46 vjeç, ka lindur në të njejtën ditë me themelimin,nxitoni te uroni lulin ju lepirsat e tij

  2. Kjo pasi në një takim me kreun e PD Lulzim Basha, ai ka thënë se nuk e ka marrë pagën e luftës për punëtorët e tij, por në listën e publikuar nga Rama del se ata e kanë marrë të gjithë, konkretisht 13 punonjës e kanë marrë më datë 15 maj dhe 109 të tjerë më datë 8 qershor.

    I shqetësuar, pronari i fasonerisë thotë se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kohës dhe është futur në një kontekst të gabuar për t’i prishur imazhin.Luli ne takim me biznesin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *