• |
ide | kryesore

Kelly Clarkson i jep fund martesës pas 7-vitesh

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson dhe partneri i saj, Brandon Blackstok po i japin fund martesës së tyre pas 7 vitesh së bashku.
Burime për të huajën “The Blast” kanë treguar se 38-vjeçarja Clarkson ka firmosur letrat e divorcit nga partneri dhe duket se nuk ka më kthim pas.

It’s over! Kelly Clarkson files for divorce from husband Brandon Blackstock (pictured above in 2013)
Ende nuk dihet cila është arsyeja e ndarjes së çiftit, mirëpo fansat mendojnë se shkak janë bërë planet për fëmijë.
Clarkson dëshironte një tjetër fëmijë me partnerin dhe e kishte shprehur publikisht, por ky i fundit ishte shprehur gjatë një interviste se nuk kishte plane për fëmijë të tjerë.

Këngëtarja dhe Blackstock janë prindër të dy fëmijëve, 5-vjeçares River Rose dhe 4-vjeçarit Remington Alexander.
Blackstock është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë nga martesa e tij e parë.
Kelly dhe partneri i saj filluan të dilnin së bashku në vitin 2011, ndërsa në vitin 2013 kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *