• |
ide | kryesore

Lautaro presion Interit: lojtari kërkon publikisht shitjen tek Bacrelona

-Instant, Sport



Sipas “Sport” Lautaro Martinez është duke i bërë presion Inter për të realizuar ëndërrën e tij për të luajtur për Barcelonën pranë Lionel Messi, aq sa është i gatshëm, për ti lëvizur ujërat e një tratative në fazë pritje, duke kërkuar publikisht shitjen e tij. Një transferim që dukej tashmë punë e kryer deri pak javë më parë, pas akordit për pesë vjet mes lojtarit e Barças. Problemi, që tani duket i pakapqërcyeshëm, është pjesa cash kërkuar nga Inter.

Barça ka qenë gjithnjë e gatshme të derdhë maksimumi 65 milionë euro duke shtuar edhe ndonjë lojtar në operacion, ndërsa Inter nuk zbret nga një shifër mes 80 e 90 plus një lojtar blaugrana (me komplikimin për ta përcaktuar, duke parë divergjencat mes dy shoqërive mbi lojtarin për shkëmbim). Mes palëve është një Lautaro që po lodhet nga kjo situata e që, pasi ka siguruar Conte mbi dëshirën për të dhënë gjithcka për Inter deri në fund të sezonit, është i gatshëm të ngrejë zërin për të shkuar tek Barcellona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *