• |
ide | kryesore

PPE i kujton Ramës 15 kushtet e negociatave/ A do të ketë zgjedhje lokale?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane ka dalë sot sërish me një deklaratë që përmend në mënyrë të përsëritur 15 kushtet e Bashkimit Europian që duhet të përmbushen nga qeveria në mënyrë qe te çelen negociatat.

Deklarata është publikuar në uebsajtin zyrtar, e nxjerrë në emër të nënkryetarit Kovatschev si dhe të zëdhënësit për çështje të jashtëme e të zgjerimit Michael Gahler. Ky i fundit u pronocua edhe  më 9 qershor.

Në 6 qershor kryeministri Rama duke folur para gazetarëve mohoi ekzistencën e 15 kushteve nga BE për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare e pas saj për të nisur negociatat. Edhe më 9 qershor në fjalimin e tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ndryshe nga Ilir  Meta dhe Gramoz Ruçi, Rama nuk i përmendi fare 15 kushtet e zyrtarizuara në muajin mars në Bruksel.

Veç kësaj kjo deklaratë duket se shtyn më shumë idenë se zgjedhjet e pushtetit vendor duhet të jenë të parakohshme dhe mundësisht të mbahen në një ditë me ato parlamentare. Kovatschev e Gahler theksojnë se: “Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste”.

Ata referojnë edhe kushtin e Brukselit (më parë të Bundestagut) “që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019”.

Sipas Partisë Demokratike, burime nga Parlamenti Europian sinjalizojnë se do të ketë reagime të mëtejshme duke filluar nga java e ardhëshme.

Reagimi i plotë: 

Reforma Zgjedhore do e sjellë Shqipërinë një hap afër Bashkimit Europian.

“Grupi i PPE mirëpret marrëveshjen politike për reformën zgjedhore të arritur në Shqipëri. Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale ”, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE dhe Michael Gahler, Zëdhënësi i Grupit të PPE për punët e jashtme. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e takimit në Tiranë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku u diskutua për kushtet e vëna nga BE dhe masat përkatëse lidhur me to.

Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri dhe plotëson në të njëjtën kohë dy kushte të përcaktuara për fillimin e negociatave të pranimit në BE” – tha Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE.

Si një kusht tjetër për të filluar negociatat e pranimit, Këshilli Evropian në Mars kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Legjislacioni që kërcënon lirinë e shprehjes duhet të shfuqizohet dhe të kryhet  hetim për akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara ”, shtoi Kovatschev.

“Grupi PPE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Prandaj ne vlerësojmë marrëveshjen midis qeverisë dhe partive opozitare në Shqipëri për një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, siç rekomandohet nga BE dhe OSBE. Nëse përfundohet në këtë frymë dhe zbatohet me mirëbesim përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, ajo do ta sjellë Shqipërinë një hap më afër në rrugën evropiane ”– theksoi Gahler.

Ka 15 kushte që Shqipëria duhet të përmbushë për të filluar negociatat e pranimit. Përmbushja e tyre nuk është vetëm një veprim procedural, por do t’i shërbejë para së gjithash shqiptarëve. Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që t’i plotësojnë të gjitha 15 kushtet dhe do të monitorojmë nga afër zhvillimet”, theksojnë Kovatchev dhe Gahler.



4 Comments

  1. Edvin Escobar D’Rama ka mohuar ekzistencën e 15 kushteve nga BE!
    Mos,se na habisët fare;si ka mundesi?!
    Genjeshtra dhe mohimi jan monopol te drogaxhiut që prej 30 Vitesh.
    D’Rama ka mohur Gregun,nuk mohoka kushtet e BE-s!

  2. Lulzim Basha mbush 46 vjeç, ka lindur në të njejtën ditë me themelimin,o zigur uroje bashen me menyren tende te lepirjes para mbrapa e lart

  3. O te pa emer,, o rilindas te rilindurne ferrat e demokracise,,,,O idioter,,,, A jeni qe Shqiperia te futet ne Europe? Se na vdiqet qe opozita po e pengon , se opozita eshte pengese,,,,etj, etj, po kur jua kerkojne vete nga komiteti europian, prape opozita e ka faijin,?Me keto alibira, e mashtrime ky pushtet e keta rilindas jane shkaku qe shqiperia nuk po kalon klasen, Kushtet qe eurpoa, e bundestagu i ka vene vendit tone, jane te krijuara vete nga ky pushtet, qe as ka ndermend te rregulloi, e permiresoi ato kerkesa, e prape do thone qe faijnin e ka opozita. Keta pushtetare bejne gjasme se duan, apo luftojne qe te na cojne ne europe, por nga ana tjeter bejne cmos qe te krijojne situata konfliktuale brenda politikes, e ekonomise qe te mos bejme perpara ne kete mareveshje. E, pra kush e paska faijin qe europa nuk bie dakord per asocimin? Opozita, thone,,,,Cfare ka ne dore opozita, qe nuk po e pranon, , luften kunder korrupsionit, kunder droges, kunder emigracionit te pa ligjshem, per ekonomine e rrenuar, per kriminalitetitin,,,E ku, pra kjo opozite qenka pengese per ne europe. Kjo dihet e eshte thene nga shume euro deputete, qe ky sistem, duhet te beje shume ndryshime, e shume lufte ne ndreqjen e permiresimit te kodeve demokratike e ekonomike, si dhe pikave qe u thane me lart. Rilindasit kuqale, e kane veshtire kete kerkese, sa edhe e paten kur shqiperia u be antare e NATOs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *