• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Dvoranin e përdori si limon të shtrydhur PS dhe e shitën ndërkombëtarët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Largimi i gjykatësit të lartë Ardian Dvorani nga posti i tij, gjashtë vite pasi i kishte skaduar mandati real, nuk qe as një, puç i mbështetësve të Metës dhe as një vendim i pavarur i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ai qe një vendim që u mor në kulisa nga diplomatët e huaj që përzihen në reformën në drejtësi dhe të cilët po shohin se si besimi në të po zhbëhet me shpejtesi në sytë e publikut.

KLGJ vendosi me shumicë të enjten kundër Dvoranit, për një gjë që një muaj më parë, fiks në 5 maj, ajo kishte vendosur se nuk kishte pasur tagër ta shqyrtonte. Atëherë anëtarët e KLGJ-së morën vendim për të mos marrë vendim duke vendosur të pyesin misionet e huaja OBDAT dhe Euralius se si duhet të vepronin. Kaluan javë dhe këto të fundit e shitën Dvoranin që e kishin mbrojtur deri më tani si një rilindas të devotshëm. Ato thanë se nuk qe kompetencë e tyre shqyrtimi i këtij kazusi personal.

Përgjigjja e ndërkombëtarëve/ Të gjithë duan ta shmangin Dvoranin

I mbetur me shpatulla për muri, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me 6 vota kundër të atyre që pretendonin se Dvrorani duhej të largohej dhe 3 të atyre që këmbëngulnin se ai duehj të vazhdonte të mbante mandatin që i kishte sakdauar që në 2014, deri sa të emërohej edhe personi i katërt në Gjykatën e lartë.

Por, ky vendim që vetë i interesuar e quajti ‘të papërgjegjshëm” binte pak erë si një produkt kulimash.
Së pari sepse KLGJ, në fillim ishte shprehur se nuk mund të vendoste dhe vetëm më parë mori qëndrim.
Së dyti sepse sipas interpretimesh te besueshme nuk i takon fare KLGJ, të vendosë për skadimin e kohëzgjatjes në detyrë të një anëtari të Gjykatës së Lartë. Për këtë ka tagër vetëm vetë kjo gjykatë.

Pikërisht këto të lënë të mendosh se vendimi për Ardian Dvoranin, krejtësisht të diskredituar pas humbjes së konfiktit me Metën në Venecia, ka qenë më shumë politik dhe diplomatik, sesa juridik.
Pandehmat janë se rilindësit e përdorën aq keq atë për të mbaruar punët e tyre në Këshillin e Emërimeve në drejtësi, sa ai u shndërrua në një njollë për besueshmërinë e reformës. Dhe mbështetësit ndërkombëtarë të saj, që e shohin se si po gremiset në sondazhe besimi në drejtësinë e re, vendosën të ndërmarrin një hap për të ruajtur fytyrën. Pikërisht për këtë OBDAT dhe EURALIUS nuk e mbrojtën Dvoranin ashtu siç patën bërë me Arta Markun.

Dhe në një farë mënyre kishin të drejtë sepse Gjykatësi i lartë dhe kreu i KED ishte bërë delja e zezë e kapjes së sistemit.

Ai ishte nga të paktët ish gjyqtar i kohës së diktaturës që kishte arritur të mbijetonte. Në periudhën kur regjimet totalitare në botë ishin shembur, ai dënoi qytetarë shkodranë me 15 vite burg për terrorrizëm, vetëm se kishin rrëzuar bustin e Stalinit në dhjetor ‘90.

Ai ishte i vetmi që nuk kishte pranuar të dorëhiqej por vazhdonte ta mbante mandatin edhe gjashtë vite pas përfundimit të tij.

Ai ishte një nga ata që përfitoi nga dy standardet e procesit të vettingut. Ndonëse për shumë më pak sesa kaq, kolegë të tij ishin djegur gjatë rivlerësimit, ndonëse nuk i rezultonin 100 milionë të justifikuara të pasurisë dhe i mungonin 4 faqe “prej pakujdesisë” në formularin e pasurisë, Dvorani doli i pastër.

Pra mjaftonin edhe vetëm këto për të lënë një njollë mbi drejtësinë e re. Por si militant i orëve të para, dvorani nuk u mjaftua me kaq. Ai bëri çështë e mundur që shumica parlamentare të kapte dhe Gjykatën kushtetuese duke emëruar atje vetëm të preferuarit e saj, dhe duke shmangur në mënyrë arbirtare emërimet që duhet të bënte presidenti.

Dvorani në një dakordësi të hapur me Parlmentin e drejtuar nga Ruçi, bënë gjithçka për t’i hequr mundësinë e një zgjedhje të lirë Ilir Metës. Ai që nga data 21 shtator e deri në 7 nëntor i mbajti të fshehura në sirtarin e skrivanisë së tij, listat tashmë të votuara nga anëtarët e tjerë të KED. Këtë e bëri me qëllim, pa njoftuar asnjë nga kolegët dhe megjithëse ligji nuk i njeh asnjë të drejtë më tepër se këta të fundit. Pastaj në bashkërendim me Gramoz Ruçin, ia dërgoi listat parlamentit në afatin e skajshëm, deputetët i vonuan po në afatin e skajshëm prej 30 ditësh, në mënyrë që ish kandidatja e preferuar e Ramës, Arta Vorpsi të zgjidhej automatikisht dhe të shmangej Ilir Meta nga procesi (video poshte).

Problemi u bë aq i madh sa u shndërrua në politik, mbi këtë bazë Meta organizoi manifestimin e 2 marsit, ndërkombëtarët që në fillim e mbështetën proceduarën e Dvoranit e kuptuan se kishin shkelur në dërrasë të kalbur dhe në fund komisioni i Venecias dha goditjen fatale duke theksuar në opinionin e tij se si pasojë e procedurave të Dvoranit të gjitha emërimet në Gjykatën Kushtetuese, nuk qenë bërë në përputhje me ligjin themeltar të vendit.

Të gjitha pikat ku Venecia godet grabitësit e Gjykatës Kushtetuese

Kjo qe me sa duket edhe pika që derdhi gotën, pas të cilës edhe ndërkombëtarët vendosën se ky shqrbëtor i denjë i shumicës, e kishte tepruar me zellin e tij të pakufijshëm. OBDAT dhe Euralius e konsideruan një limon të shtrydhur dhe refuzuan të japin një opinion për ta mbrojtur. Në tejkalim të kompetencave të veta KLGJ vendosi tia ndërpresë mandatin. Dhe e bukura është se për të gjitha aktet e tij të paligjshme, Dvorani u shpërblye me një ‘shkarkim” që e ka të vështirë ta justifikojë ligjshmërinë e 6 votave që rrëzuan atë.

©Lapsi.al

https://www.facebook.com/RadioTelevizioniShqiptarRTSH/videos/874965239680806/



34 Comments

  1. Dvorani eshte shembelltyra e ketij vendi kur del para pasqyres . Akoma edhe pas tridhjete vitesh ky vend nuk eshte ndare nga komunizmi . Vendi ku triumfon per dite e me shume e liga , ku triumfojne padrejtesite , ku triumfon hajduti , ku triumfojne politikanet edhe pse kane abuzuar dhe po abuzojne ne menyre te shfrenuar . Akoma pas tridhjete vitesh ndjehesh me keq se atehere, prandaj jo me kot ka dale edhe shprehja “ishim me mire atehere kur ishim keq ” . Ja kaluan keto tridhjete vite , por a kemi ndopak shprese se diçka do te ndryshoje per mire ne te ardhmen ? Ne menyre apsolute JO , keq e me keq do perfundoje ky vend . Sepse ne nje vend ku politikani bene ç’te doje dhe nuk ka frike as nga populli dhe as nga ligji , sepse ne nje vend ku populli edhe pse ne skamje i perulet perçmimit te politikanit per nje kothere buke , mos prisni ndryshime e aq me keq permiresime . Ne nje vend ku populli mezi pret qe te vijne votimet , por jo se do qe te ndeshkoje klasen politike me vote , por sepse do qe te shkembeje voten me nje thes miell , a mund te pretendohet prosperitet ? Nje popull qe nuk dine se ç’eshte liria nuk e meriton ate . Nje popull qe nenshtrohet dhe e pranon ate nuk meriton as ekzistencen e tij .

  2. Derrave komuniste nuk duhet ti lejohet me ligje çdo funksion shteteror ,si vemje pa karakter dhe TRADHETARE TE KOMBIT ,jane si krimbat qe te hajne brenda , rrace muti inferiore ??

    1. Keto shprehje qe thashe me pare vlejne per te gjithe komunistat ,natyrisht edhe per ty si kelysh i tille , rrace inferiore kane lindur te gjithe komunistet ??

    2. Jam dakord qe shprehja eshte e gabuar. Ne mes te ish-komunisteve dhe socialisteve ka sa te duash njerez pozitive, problemi qendron tek kriminelet, tek ata qe ne emer te komunizmit vrane e prene dhe e lane kete vend shume larg kontinentit qe i perket. Prandaj njerez te implikuar me rregjimin e meparshem nuk duhet te gezojne poste shteterore dhe aq me teper ne drejtesi. Dvorani eshte nje nga ata me sa po thone. Por c’ti besh, kjo eshte drejtesia e re qe iu premtua shqiptareve ne vitin 2016. Drejtesi per te cilen votuan edhe disa qe i hoqi ligji per dekriminalizimin.

  3. Dvoranin para Ps-se e ka perdorur si limon i shtrydhur Sali Berisha per te shpetuar nga burgu Ilir Meten.

  4. Ti o idiot as qe ke idene cdo te thote rrace inferiore …race inferiore quhet psh nje malok shpellash si Sali Berisha

    1. Kurse race superiore quhet nje qytetar si Balla, Manja apo Lleshaj. Kulmi i races superiore pastaj arrin me Elisa Spiropalin

  5. Kjo pasi në një takim me kreun e PD Lulzim Basha, ai ka thënë se nuk e ka marrë pagën e luftës për punëtorët e tij, por në listën e publikuar nga Rama del se ata e kanë marrë të gjithë, konkretisht 13 punonjës e kanë marrë më datë 15 maj dhe 109 të tjerë më datë 8 qershor.

    I shqetësuar, pronari i fasonerisë thotë se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kohës dhe është futur në një kontekst të gabuar për t’i prishur imazhin.Dvorani ka votuar pro denimit per meten dhe kunder ne gjygjin per gerdecin kur te tjeret votuan ber gabim teknollogjik per shperthimin ne gerdec prandaj sulmohet nga dyshja meta salih o toc kukulle

  6. Eshte nje nga tiparet me te felliqura te ketij kombi bastard qe marrin neper goje te tjeret. kur as kane idene fare dhe nuk i njohin. Ardian Dvorani eshte nje nga njerezit me pozitive ne sistemin e drejtesise te permbytur nga korrupsioni. Kaq di te them nga pervoja personale dhe e te tjereve qe kane pasur gjyq me te kur ai ka dhene drejtesi dhe seshte nga funderrinat qe kerkonin leke. Qelbesirat e PD dhe PS nuk kane asnje lidhje me Dvoranin dhe ju zgjebsa qe komentoni si gra te liga. Gjyqtaret ne Shqiperi eshte per ti djegur me benzine ne pergjithesi por ky ka qene nje njeri i mire.

    1. Nuk me intereson fare ta njoh personalisht Dvoranini , ai ishte nje sherbetore i denje i bastardeve komuniste , dhe si i tille me mjafton ti them ne fytyre qe je BASTARD.
      Nga vemje te tilla Shqiperia ka arritur ketu ku jemi !
      Sherbetoret e çdo rregjimi kudo ne bote jane njerez negativ!

    2. Ketu po shkruajm per nje person publik qe jeton me taksat tona, dhe si i tille duhet ti nenshtrohet gjykimit tone , dhe gjykimi in eshte qe Dvorani eshte thjeshte BASTARD!

  7. Absolutisht rrace inferiore. Vetem njerezit e dobet qe nuk mbajne dot as veten behen te majte. Njerez hipokrite, te peshtire, kurriz-zbutur, qe fillon t’i ngrihet vetem kur vijne ne pushtet, dhe pastaj ia fusin te gjitheve pa dallim gjinie dhe moshe literalisht dhe metaforikisht. Ne rastin e Shqiperise jane nga jugu.

  8. Kush ta ketë bërë këtë shkrim me meakun e madh që Dvorani, ndonëse ligjërisht duhej të ishte larguar me kohë pasi i kishte mbaruar mandati, e meret me intrigimin se ja bënë me të pabesë mazhoranca e ndërkombëtarlt ?
    Edhe pa e paragjykuar ate si një jurist i kohës së diktaturës, vetëm për faktin se atij i kishte mbaruar me kohë mandati, ai duhej të ishte larguar nga detyra që mbante prej para disa vitesh.
    “Ja bëri me të pabesë Rama pasi e shtrydhi si limon”
    Të ishte për Ramën, pikërisht Dvoranin do të deshte ta kishte kryetar të Gjykatës Kushtetuese, sepse nëpërmjet tij ja arriti që ta mbajë Shqipërinë 3 vite pa ate Gjykatë.
    Ishin disa raporte të ardhura nga Komisioni i Venecies, që e zhveshën edhe Dvoranin edhe Ramën për pazarllëqet e ndyra që bënë me përzgjedhjen e antarëve të rij të Kushtetueses, për ta kapur ate tërësisht, që i vunë në lëvizje ndërkombëtarët për të ndikuar në largimin e tij, e jo se e “shiti” Rama.
    Më shumë se për Dvoranin, largimi i këtij nga kjo detyrë, është një goditje e fortë për Ramën, bile edhe më e fortë se detyrimi për të nënshkruar marëveshjen kontrollin e zgjedhjeve sipas kërkesave të opozitës reale.
    Dvorani e qejfllitë e tij, bën mirë të mos ndjehen , se ka edhe më keq.
    Ai është denoncuar me akuza të forta në SPAK për shkelje flagrante të ligjeve, e të bëjë hesap se mund të kalojë edhe në bankën e të akuzuarve

  9. Reaksioni i PD dhe LSI ndaj kësaj nisme, tregon se Partia Demokratike dhe LSI, kanë qenë të vetëdijshme se mos-depolitizimi i komisioneve është e vetmja armë që ata të vjedhin votat e partive të vogla dhe të shkatërrojnë çdo prurje të partive të reja në sistem dhe ruajtja e koalicioneve parazgjedhore, është e vetmja alibi që në listë të futen elementë kriminalë, me alibinë që janë të partive të vogla.

    Kërcënimet dhe shantazhet në adresë të deputetëve të mos firmosin nismën ligjore, tregojnë se PD dhe LSI, u investuan jo vetëm thjeshtë për mos ndryshimin e statukuosë, por janë gati të humbasin pushtetin e të lënë Edi Ramën kryeministër, vetëm të mos formohet opozitë e re, që t’u marrë “pushtetin” e opozitës.Edhe tushes i ka mbaruar mandati o loqja e majte e salihut

    1. Ke gjetur rrugën më idiote për të bërë të bardhën të zezë e të[ zezën të bardhë.
      Më thuaj një emër të vetëm të ndonjë ish deputeti të PD apo LSI që paska “kërcënuar apo shantazhuar” mrrizat e ferat e patericës së Ramës që e quan veten “opozitë parlamentare” që të mos firmosë marveshjen ?
      Krejtësisht e kundërta e asaj që thua ti.
      Është Rama i interesuar që këta burracakë ashtu siç kanë votuar për çdo ligj antikushtetues që ju ka servirur Rama, që është i interesuar të kundërshtojnë marëveshjen për tju thënë ndërkombëtarëve se ja ne i pranuam kërkesat e opozitës reale, po janë këta të opozitës parlamentare (de facto robotët e tij) që nuk duan ta miratojnë.
      Sadoqë një pjesë e madhe e opozitës së komanduar nga Rama, janë të një niveli mediokër intelektual, të gjithë këta e dijnë fort mirë se nëse zgjedhjet do të bëhen me lista të hapura, asnjë prej tyre nuk do ta shihte më pagën e deputetit.
      Pra pse ngulin këmbë kaq shumë.
      Vetëm se Rama kërkon të ketë një opozitë që të shkojë pas interesave të tij.
      Nuk është ndonjë çudi që në listat e mbyllura të Ramës në zgjedhjet e ardhme, nëse do të bëhen me këtë sistem, do të shohim një pjesë të këtyre opozitarëve robotë të komanduar prej tij.
      Kontigjenti i deputetëve injorantë e lehtësisht të manipulueshëm, është preferencë e njohur e tij.

  10. Ti i ores12:31 cilat jane kerkesat qe i plotesoje lulushit rama,eshte basha qe i intereson te miratohet reforma,ti deshe emra lefter lefteri spiun i vjeter shqiptar

  11. Qe kur pa ate ferkim te perzemert brrylash Meta-Rama para 2 ditesh e ky Dvorja duhet ta kuptonte se e hengri tollosumin…

  12. Gjyqtare, prokurore, provesora, akademiqer, doktorra, doganiere, police, politiqener, fshatare, qurretare etj, jane hajdutespiunakoministagej prodhime incesti. Nuk do te shohe hajer ky vend. Me vjen keq. Jemi kaq pak dhe duhet te jetonim mire, ne paqe dhe pune te ndershme.

  13. Po jeni pikërisht ju që nuk doni të hapen sepse nuk u voton kush, dhe rrini mbas derës së kryetarit për tu renditur të parët.

    Unë edhe pse isha kandidat nuk kam qenë kurrë në zyrën e kryetarit por kjo zdo të thotë se ju u do populli dhe ne jo”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa paralajmëron se ose do bëhet Reformë Zgjedhore, ose do vazhdojmë me batakun e 30 viteve.

    “Për të gjithë ju që jeni marrë dhe doni të hidhni baltë mbi ne një fjalë kam. Këtu o bëhet Reformë Zgjedhore e mirëfilltë ose vazhdojmë me batakun që kemi pasur.

    Shkresa me 29 firma ka 3 rreshta hapini sytë të lexoni mirë ç’a kemi kërkuar. Draftet që nxirni ju në media janë orvatjet e lodhura të pisllikut politik 30 vjeçar në këtë vend. Ne 3 gjëra kërkojmë:

    •listat e hapura.

    •Votë emigrantesh.

    •Depolitizim komisionerësh. Qartë!”, thekson deputeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *