• |
ide | kryesore

Raiola denoncon Brescia, FIGC nis hetimin: “Nuk i kanë bërë tampon Balotellit”

-Instant, Sport



Raiola denoncon për mungesën e kryerjes së tamponit për Mario Balotelli nga ana e Brescias. Sulmuesi i ka postuar fjalët e thëna nga menaxheri i tij, në profilin e tij në Instagram e prokuroria e Figc, sipas asaj që bën të ditur Ansa, ka zgjatur edhe për nesër inspektimin në qendrën sportive të klubit, ndërsa kanë dëgjuar edhe mjekun social.

Situata bëhet gjithnjë e më e tensionuar mes sulmuesit, që dje vuri para përgjegjësisë shoqërinë për mungesën e pagës së marsit, e klubit të Cellino. Mino Raiola, menaxheri i SuperMario ndërhyri në këtë cështje, duke nxitur edhe hetimin e Federatës italiane të Futbollit: “Po e diskriminojnë. Brescia e lë të stërvitet vetëm në orën 19. Mua më rezulton – ka thënë Raiola –, se Brescia është e vetmja shoqëri e Serie A që nuk i ka bërë ende tamponin një lojtari të saj. Kanë diskutuar për javë për protokollet mjekësore e tani i lejohet një shoqërie ti injorojë për të lënë në shtëpi një futbollist. Për të goditur një vihet në rrezik e gjithë skuadra”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *