• |
ide | kryesore

Reagim nga Ministria për protestën e studentëve: Nuk ka rivlerësim të testit, asnjë pyetje jashtë programit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi, hodhi poshtë pretendimet e maturantëve për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke u shprehur se asnjë pyetje nuk ka qenë jashtë programit.

Në një konferencë për media, Vrapi theksoi se maturantët nuk kanë dalë me asnjë pretendim konkret për ndonjë pyetje, teksa theksoi se ato janë bërë në mënyrë korrekte, dhe për këtë arsye, sipas saj, nuk do të ketë rivlerësim.

“Pretendimi i tyre qëndron në lidhje nëse ka pyetje jashtë programit në test dhe dua të bëj me dije se asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Ne kemi verifikuar një për një që para se të bëhej testi. Dua të bëj me dije se mënyra si bëhen pyetjet ka një procedurë rreptësisht të rregullt. Një nga veçoritë e këtij procesi është niveli i vështirësisë së testit. Ne ndjekim procedura të përcaktuara në metodologjinë tonë, që kanë lidhje me nivelin e vështirësisë. Teza kalon në dy duar, që mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe strukturore të testit. Nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, se deri tani nuk kanë asnjë pyetje konkrete.

Një nga arsyet pse testi u bë vetëm me alternativa, ishte ajo e korrigjimit, për shkak të pandemisë. Ky ishte një detaj që MSH e mori në konsideratë për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Këto pyetje janë të mira, sepse masin nivelin e nxënësve, por patjetër që ato nuk mund të vlerësojnë të menduarit kritik. Për këtë, u caktuan disa pyetje, që masin pikërisht njohuritë mbi esetë.

Procesi nuk ka përfunduar ende, do bëjmë analizën, pastaj shpalljen e rezultateve. Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi testi nuk ka asnjë gabim shkencor. Ata nuk janë drejtuar me një pretendim të tillë për pyetje. Pas datës 18 qershor ne do të bëjmë shpalljen e rezultateve, edhe testi, edhe alternativa, që ata kanë zgjedhur për pyetje të caktuara do të bëhen publike”, tha Vrapi.



14 Comments

  1. ”’ Nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, se deri tani nuk kanë asnjë pyetje konkrete.””

    Shume mire . Pra studentet te bejne nje liste me pyetjet e tyre per ‘problemet ‘ me testet dhe tja dergojne ministrise.

    Sa per punen e veshtiresise se testit… nuk varet nga studentet ajo gje. Cfare duan te kalojne me zorr ata ? Nese pyetjet jane brenda programit mesimor te zhvilluar gjate vitit atehere nuk ka asnje justifikim.

    Para 2 vitesh kam pare tezen e provimit te matematikes ne provimin e matures i cili ishte 75% identik me provimin e matures se vitit 1987 . Pyetjet me te veshtira ishin lene jasht testit ( 25%) .
    Rezultati ? Te vesh duart ne koke.
    Nxenesit qe ankoheshin me te madhe se pyetjet ishin shume te veshtira. Shkolla do b_the. Nese nuk je per ate pune hap krahun . Jo te gjithe do dalin me medalje ari.

    1. Pusho o debil, o vemje injorante dhe bytheshitur.
      I ke pare pyetjet e provimit?
      A jane pyetje per lenden e Gjuhe-Letersise apo per psikollogjine?
      Ju jeni zagare qe lehni sa here ju thote krye injoranti i pashkolle e pa moral kurder kujtdo, mjafton ti hedhin ndonje kocke.
      Ju hengert mortja ju, ministren analfabete dhe kryeqelbesiren e gjate.

      1. Largohu more injorant se arsimi nuk ka lidhje me politiken. Vjen ketu vetem per te bere propagande. Keni luajtur mendsh fare . Cdo gjeje i jepni nje ngjyrim politik.
        Se c’pun ka Rama dhe Ministrja e arsimit me tezene provimit vetem ju shpellaret e dini.
        Ka nje komisjon te posacem me specialista qe bejne tezat e provimeve . Dhe jane shume te mire.
        Jeni bere si goret e rruges. Beni propagande me gjithcka.
        Nese ky vend do te zhvillohet duhet shkollim – shkollim -shkollim , perndryshe do kemi gjithmone njerez me nivel mendor sa te majmunit si puna jote , analiste me nivel analitik jo me te larte se shimpazete , dhe gazetare gomere si Cim Peka.

      2. O Turi me pantallona te shkurtra.
        Pyetje per Gjuhe-Leteris apo pyetje per Psikollogji , kete e dine njerez qe kane mend me shume se ty.
        Ne shqiptaret jemi specialista per cdo gje. Japim mend per cdo gje.
        Rri o kolopuc se nuk ke ardhur te komentosh pe nxenesit por thjesht ke ardhur te shash ata qe do te shash.
        Hajt tung.

  2. I shtyn FRD me bo protesta akoma ju.
    Mua personalisht kam qene ne ujiversitet edhe ne provim ishte i pyetje qe te jepte x+y=total, ne vend qe te jepte x kishte dhene a dhe b, ku x = a+b. Studentet bojkotuan provimin se gjate leksionit profesori kishte perdorur gjithmon x e jo a+b. Nivel kari komplet. Sdin te llogjikoj e te nxjerrin nje rezultat, ne fakt kur votojn lulin ca pret

  3. O injorant qe nuk di as te ndertosh nje fjali. Ne cilin universitet ke qene ti, ne ate te Surrelit?
    “Mua personalisht kam qene ne ujiversitet” – ti ke nevoje per trajtim tek psikiatri.

    1. O kari sdo perdor bukurshkrim ketu, po te them qe kjo eshte situata ktu tek ne. Ketu sistemi eshte meso permendsh edhe riprodho ate qe mban mend.

  4. O milet bole, turi e paska fajin?
    Prandaj tallet kari me ne.
    Shkollat tona jane pa standart.
    Dhe gjindja jone pidh some nuk merret me ministrine qe i ka cuar tekstet lesh me qime por e gjen fajtorin te turi. Dhe vjen bota e tall karin dhe ne bejme si te ofenduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *