• |
ide | kryesore

Sa shpenzojnë në muaj motrat Kardashian-Jenner për trajtime personale

-Instant, Paparazzi, Slider



Tashmë të gjithë e dinë që secila prej anëtareve të familjes Kardashian ka stilin dhe personalitetin e vet unik. Në çdo dalje të tyre ato shfaqen të kuruara deri në detajin më të vogël. I gjithë ky kujdes për veten sigurisht që ka dhe një kosto monetare. Qarkullojnë fjale se Kim Kardashian, Kylie Jenner dhe motrat e tyre shpenzojnë shuma maramendëse për paraqitjen e tyre. Vetëm mirembajtja e flokëve, thonjve dhe lëkures në muaj për një antëtare të familjes Kardashian arrin vlerën 145.000 euro. Është vetë Kim ajo e cila shpenzon 145.000 euro në muaj. Ajo është një nga figurat më të famshme në botë dhe njihet për linjat trupore për të cilat ka vendosur të bëjë trajtime në shtëpi. Ky kujdes i shkon në vlerën 2.230 euro në javë. Ndërsa vetëm për trajtimin e nxirjes së trupit, ajo paguan 300 euro. Chris Appleton është një nga stilistët e preferuar të flokëve të Kim, i cili njihet për koleksionin e tij të mrekullueshëm të parukeve dhe zgjatimeve të flokëve. Artistët e make up-it të saj janë Mario Dedivanoviç dhe Ariel Tejada, të cilët paguhen deri në 2.230 euro për një ditë të plotë në xhirime. Për trajtimet e fytyrës ajo shpenzon 6.700 euro. Kur bëhet fjalë për thonjtë, Kim i rregullon thonjtë çdo 10 ditë, me një kosto prej 440 euro për çdo herë. Gjithashtu një kujdes të veçantë ajo tregon dhe për vetullat për të cilat shpenzon 1.115 euro për shërbim në shtëpi. Nuk mbetet mbrapa as motra e saj Khloe Kardashian e cila shpenzon 127,300 euro në muaj. Khloe bën shumë seanca stërvitjeje personal e me trajnerin Don-A-Matrix në shtëpi, i cili mendohet se paguhet deri në 2.230 euro në javë. Kur bëhet fjalë për flokët e saj, Khloe është gjithashtu një fanse e Andrew Fitzsimons, që mund të marrë deri në 1.670 euro në ditë. Shuma të majme ka harxhuar dhe për zgjatimet e flokëve. Khloe ka punuar me make up artistin Ash K Holm për disa nga fushatat e saj reklamuese. Ash mendohet se është paguar rreth 2.230 euro në ditë. Ndërsa Kylie Jenner shpenzon 123.800 euro në muaj. Bukuroshja 22-vjeçarje është një kliente e rregullt e stilistit të flokëve Tokyo Stylez, i cili fiton nga ajo rreth 6000 euro për një shërbim në shtëpi dhe për produktet e tij.Prej kohësh është një kliente e rregullt e artistit të famshëm të thonjve Chaun Legend, i cili mendohet se paguhet 220 euro për një manikyr.Për fryrjen e buzëve, Kylie shpenzon 150 euro për një takim dhe mendohet se e merr këtë trajtim dy herë në muaj. Ajo prej vitesh ka një miqësi të ngushtë me make up artistin e njohur Ariel Tejada i cili mendohet se paguhet nga ajo rreth 2.230 euro në ditë për shërbimet e tij.Kourtney Kardashian mendohet se shpenzon shumë më pak sesa motrat e saj, por përsëri çmimi kap shifrat rreth 60.230 euro në muaj.Ajo ka zbuluar më parë rutinën e saj të lëkurës prej nëntë hapash, e cila kushton rreth 440 euro ndërsa maskat e fytyrës i kushtojnë 160 euro. Nëna e tre fëmijëve hera-herës punon me trajnerin personal të Khloe, Don, por edhe me Amanda Lee, e cila mendohet se paguhet 2.230 euro në javë. Kourtney përdor gjithashtu parukierin e famshëm Andrew Fitzsimons, i cili mund të paguhet 1.670 euro në ditë.Kendall Jenner shpenzon 22.300 euro në muaj për pamjen e saj. Thuhet se ajo përdor trainer personal, Gunnar Peterson, i cili paguhet 13.380 euro për një plan stërvitjeje gjashtë javor.Ashtu si dhe pjesa tjetër e familjes edhe Kendall i kushton një kujdes të veçantë flokëve duke ia besuar ato parukieres së famshme Jen Atkin, e cila mund të fitojë 890 euro për vetëm një look të shpejtë në muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *