• |
ide | kryesore

Shtyhet për herë të dytë koncerti i Malumës në Tiranë

-Instant, Paparazzi, Slider



Organizatorët e koncertit “Maluma Tour 11:11”, njoftojnëse koncerti në Tiranë nuk do të mbahet as me datë 6 shtator për shkak të pandemisë COVID-19.
Tirana duke qenë pjesë e tour-it Europian të artistit Maluma, duhet të pranojë kushtet e zhvillimit të këtij aktiviteti në të gjitha shtetet ku do të mbahet koncerti. Pasi është e pa mundur të zhvillohen koncerte individuale në shtete të ndryshme, duke qenë se koncerti është konceptuar në formën e turit.
Vendim ky i marrë nga kompania e cila menaxhon tour-in e këngëtarit, Royalty World Inc dhe të të gjithë promotorëve në shtetet përkatëse europiane.
Tashmë po njoftojmë datën finale të koncertit i cili do të jetë më 24 qershor 2021.
Për të gjithë personat apo grupet që kanë bileta për këtë koncert njoftojmë se ato janë të vlefshme për në datën 24 qershor 2021. Qofshin të printuara apo në format elektronik. Ky është një vendim I vlefshëm për të gjitha qytetet ku koncertet nuk u zhvilluan për shkak të karantinës nga Covid-19. Edhe koncerti i Tiranës nuk u zhvillua, prandaj biletat e blera do jenë të vlefshme për t’u përdorur në koncertin e datës 24 qershor 2021.
Nuk duhet të bëni asgjë më shumë se të ruani biletat tuaja!
Biletat janë të transferueshme në grupe apo njerëz të tjerë, të afërmit tuaj, sipas dëshirës apo nevojës tuaj, nqs ju e keni të pa mundur të jeni të pranishëm në koncertin e datës 24 qershor 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *