• |
ide | kryesore

SPAK mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit/ Pas më shumë se 1 viti dosja kalon në GJKKO, 7 të akuzuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka kaluar dosjen e grabitjes së Rinasit në 2019 me 7 të akuzuar në GJKKO. 7  janë akuzuar fillimisht nga SPAK pasi dosja është ndarë sepse dyshohet që ka edhe të përfshirë të tjerë.

Saktësisht, të akuzuar nga SPAK janë Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Alkond Bengasi.

Për Ragip Hajdinin ose i thirrur me nofkën ‘Daja’ nga Kosova do të pushohen hetimet pasi ndërroi jetë pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë.

Nga ana tjetër SPAK cilëson si ‘kokë’ të grupit kriminal Admir Muratin i cili u vra ditën e grabitjes. Në kërkim vijon të jetë Talo Çela i cili është në kërkim por ndërkohë ka masë sigurie arrest me burg në mungesë.

Tashmë ngelet në dorë të GJKKO nëse do të pushojë akuzën ose të kthejë për rihetim dojen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *