• |
ide | kryesore

Video/ Juventus në finale pa gola: CR7 tradhëton bardhezinjtë, Rebic lë në baltë Milan

-Instant, F1, Sport, Video



Juventus është në finale të Kupës së Italisë pas 0-0 në gjysëmfinalen e kthimit, në ndeshjen e parë të futbollit italian, pas emergjencës Koronavirus. Vendimtar 1-1 i fiksuar në San Siro, ku Ronaldo shënoi me penallti, pikërisht atë që nuk bëri dot përballë Donnarumma në Allianz Stadium. Kuqezinjtë megjithatë nuk i luajtën dot kartat e tyre si duhet, të mbetur me 10 lojtarë nga minuta e 16, për kartonin e kuq të Rebic.

Një pjesë e parë nën shenjën e bardhezinjve, që me Douglas Costa shpenzuan rastin për avantazhin e menjëhershëm. Pastaj është radha e Ronaldos, që pasi humbi shansin në aksion, nuk përfitoi as nga 11 metra: gabimi i dytë që kur ka mbërritur në Torino. Një prekje me krah i topit nga Conti ndëshkohet me penallti nga Orsato pas konsultës me VAR. E megjithatë Ronaldo humbi duelin me Donnarumma, duke e cuar topin në shtyllë.

Por as koha për tu gëzuar, sepse në përmbysjen e fronteve, Rebic humbi logjikën me bëri një lëvizje që ngjante më shumë me kung fu ndaj Danilos, që nuk mund të kishte karton tjetër, vec atij të kuq. Milan me dhjetë lojtarë, por paradoksalisht kuqezinjtë, në vështirësi serioze në fillim, mbajti mirë fushën në inferioritet numerik e në pjesën e dytë arriti madje të frikësojë Juventus me Calhanoglu e Kjaer, ndërsa Juve humbi efikasitetin, por jo takimin me finalen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *