• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo humb penalltinë, Rebic bën kung fu: Milan me 10 lojtarë

-Instant, Sport, Video



Futbolli italian rifillon pas 3 muajsh me Kupën e Italisë dhe një klasike si Juve-Milan që ka nevojë vetëm për 15 minuta për tu ndezur. Një prekje me krah i topit nga Conti ndëshkohet me penallti nga Orsato pas konsultës me VAR. E megjithatë Ronaldo humb duelin me Donnarumma, duke e cuar topin në shtyllë.

Por as koha për tu gëzuar, sepse në përmbysjen e fronteve, Rebic humb logjikën me bën një lëvizje kung fu ndaj Danilos, që nuk mund të kishte karton tjetër vec atij të kuq. Milan me dhjetë lojtarë dhe me një gol për të shënuar, nëse dëshiron të shkojë në finale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *